Filipçe: Prindërit ta pranojnë skriningun e fëmijëve, do të zbulojmë raste asimptomatike me korona virus

Nga nesër, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të kërkohen pëlqim me shkrim nga prindërit për skriningun për Covid – 19 të 8.200 fëmijëve në shkolla, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ajo do të përfundonte deri në fund të javës dhe fillimit të javës së ardhshme, që menjëherë të fillojë gjatë javës së ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Ministri tha se, veç më është përgatitur metodologji në bashkëpunim me MASH-in, dihet numri, në cilat paralele, klasa edhe në fillore edhe në të mesme do të zbatohet.

“U apeloj prindërve ta pranojnë skriningun. Nuk është asgjë tragjike, merret një mostër e zakonshme prej hundës, si edhe në raste të tjera të kontrollimit. Tani gjendja epidemiologjike është e qetë, nuk kemi shumë fëmijë të shtrirë në spitalin në Kozle, 10-15 dhe në asnjë institucion tjetër. Ne e kemi me rëndësi ta dimë nëse eventualisht do të zbuloheshin rastet asimptomatike”, tha Filipçe në një ngjare për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e dhurimit të organeve në mjekimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve.

Për masën e paralajmëruar se në të gjitha vendet e mbyllura do të kërkohet certifikatë për dy doza të pranuara të vaksinës kundër Covid – 19, Filipçe tha se, ajo do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të shtabit gjeneral të krizës dhe do të linin hapësirë të fillojë të vlejte për një deri në dy javë prej tani.

Deri më tani, me të paktën një dozë janë vaksinuar 790 mijë qytetarë, prej të cilëve 750 kanë rivaksinuar, ndërsa 1000 janë vaksinuar me dozën e tretë. Momentalisht ka 6,658 raste aktive me korona virus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button