Takimi Dimitrov-Koja: Misioni i OSBE -së kontribuon në rritjen e transparencës

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Nikolla Dimitrov u takua sot me shefin e Misionit të OSBE -së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Klemens Koja, ku diskutuan për një numër temash të rëndësishme, si agjenda në rrjedhë e reformave në kontekstin e procesit të evropianizimit dhe sfidat aktuale, zgjedhjet e ardhshme lokale, statusi i projektit të digjitalizimit, procesi i regjistrimit, përcjellë Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi rolin e Misionit të OSBE -së në nxitjen e demokracisë dhe forcimin e sundimit të ligjit, veçanërisht përmes monitorimit të procesit zgjedhor dhe procedurave gjyqësore si mekanizëm që kontribuon ndjeshëm në rritjen e transparencës dhe besimit të publikut.

“Evropianizimi i shoqërisë sonë nënkupton vendosjen e një kuadri të përshtatshëm ligjor dhe institucional në fushat kyçe, por edhe më i nevojshmëm zbatimi i tyre në terren dhe në këtë kuptim, Misioni i OSBE -së është partneri ynë i rëndësishëm”, tha Dimitrov.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për realizimin e qëllimeve programore dhe aktiviteteve të Misionit të OSBE -së në Maqedoninë e Veriut për periudhën e ardhshme, me theks të veçantë në fushat që janë synime prioritare në “Agjenda: Evropa në shtëpi”. Ambasadori Koja theksoi rëndësinë e arritjes së përparimit të vazhdueshëm në procesin e reformës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button