Iniciativa “Më mirë për Tetovën”: Qendra sportive e Tetovës është lënë pas dore

Iniciativa “Më mirë për Tetovën thonë se aktualisht Qendra e dikurshme sportive, është e shkatërruar, copëzuar, betonizuar dhe e lënë pasdore, përcjellë Portalb.mk.

Ata shprehen se ka dyshime serioze për dallavere te Komunës me mafian urbane qe eventualisht të bëhet hapsire ndërtimi.

“Ne e konsiderojmë si tendencioze shkretimin e hapësirave të gjelbra publike, posaçërisht qendrës sportive, ku ka dyshime për dallavere të Komunës me mafian urbane që eventualisht të bëhet hapësirë ndërtimi. Tetova sot ka një park të vogël qyteti me vetëm 8.500 metra katror, ndërsa Strumica ka parkun e qytetit m 82.000 metra, Manastiri me 96.000 dhe Shkupi me 670.000 metra katror. T’ia kthejmë Tetovës Qendrën sportive. Kjo hapësirë pas nesh sa më shpejt të rregullohet dhe të gjelbërohet me projekt serioz. Ta bëjm Tetovën qytet për te jetuar dhe jo për të mbijetuar!”, thonë nga iniciativa Më mirë për Tetovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button