Katastrofat klimatike këtë vit SHBA-së i kushtuan mbi 100 miliardë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u goditën nga 18 fatkeqësi të motit dhe klimës këtë vit, të cilat i kushtuan vendit afërsisht 105 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të fundit nga qendrat në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), në nëntë muajt e parë të vitit 2021, pati 18 katastrofa të motit dhe klimës në SHBA.

U theksua se vitin e kaluar SHBA-ja u godit nga 22 fatkeqësi të motit që shkaktuan rreth 100,4 miliardë dollarë dëme, ndërsa 18 fatkeqësi në nëntë muajt e parë të këtij viti shkaktuan 104,8 miliardë dollarë dëme.

Po ashtu u nënvizua se koha mesatare midis fatkeqësive të tilla me dëme prej rreth 1 miliard dollarë ka rënë nga 82 ditë në vitet 1980 në një mesatare prej 18 ditësh në pesë vitet e fundit.

Uragani Ida, i cili goditi verilindjen e vendit dhe shtetin e Luizianës në gusht, u regjistrua si katastrofa që shkaktoi më shumë dëme këtë vit me 64,5 miliardë dollarë. Thatësira dhe zjarret pyjore në pjesën perëndimore të vendit, i ftohti i fortë në Teksas dhe shtetet përreth dhe uraganet i kanë kushtuar SHBA-së mesatarisht 18 miliardë dollarë këtë vit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se me vazhdimin e ndryshimeve klimatike në planet, do të ketë valë më të gjera dhe më serioze të nxehtësisë, thatësira, zjarre dhe katastrofa uragani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button