Bërnabiq kërkon reagimin e bashkësisë ndërkombëtare pas aksionit në veri të Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë teksa Policia dhe Dogana e Kosovës njoftuan se po zhvillojnë aksion kundër kontrabandës në disa lokacione, përfshirë edhe komunat në veri të vendit, transmeton REL.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin (v.j. kryeministrin e Kosovës) Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiq përmes një komunikate për media.

Më 13 tetor, Policia e Kosovës tha se në orët e mëngjesit nisi një aksion kundër kontrabandës së mallrave. Ky aksion u kundërshtua nga qytetarët në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan – komuna të banuara me shumicë serbe –të cilët hodhën në drejtim të Policisë gjësende të forta.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Sipas autoriteteve shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, deri më tani dy policë dhe gjashtë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button