fbpx

Kapiteni Kirk sot do të niset në hapësirë ​ – fluturimi mund të ndiqet drejtpërdrejtë

Aktori William Shatner së bashku me tre të tjerë sot (13 tetor) do të fluturojnë në hapësirë, njoftoi kompania “Blue Origin”. I gjithë udhëtimi do të transmetohet drejtpërdrejt në internet, përcjellë Portalb.mk.

Shatner, në moshën 90 vjeç, është gati të bëhet personi më i vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë, raporton Reuters.

Ai u bë një ikonë e kulturës pop me rolin e kapiten Kirk në serinë televizive të viteve 1960 Star Trek dhe shtatë filma të njëpasnjëshëm.

“Dua ta shoh pafundësinë e hapësirës dhe mrekullinë e jashtëzakonshme të Tokës sonë dhe sa e brishtë është ajo në krahasim me forcat e universit. Dua të shoh se çfarë duhet të bëjmë për të shpëtuar Tokën”, tha Shatner në video-intervistën e Reutersit. Ai gjithashtu pranoi se është nervoz dhe pak i frikësuar për aventurën e re.

Pas shtyrjes 24-orëshe të lansimit, Shatner dhe shokët e tij sot do të hyjnë në raketën New Shepard të lartë 18 metra. Transmetimi i drejtpërdrejtë i “udhëtimit të tyre në hapësirë” do të fillojë në orën 14:30.

Katër anëtarët e ekuipazhit, dr Chris Boshuisen, Glenn de Vries, Audrey Powers dhe aktori William Shatner, kaluan një stërvitje të martën dhe ekipi i misionit përfundoi vlerësimin e gatishmërisë për fluturim për tu siguruar se “të gjitha sistemet janë funksionale”, njoftoi “Blue Origin” në Twitter.

Përndryshe kompania “Blue Origin” është në pronësi të njeriut më të pasur në planet Jeff Bezos, pronarit të Amazonit, i cili së fundmi ishte pjesë e një fluturimi të ngjashëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button