Për ngrohje dhe transport “të gjelbër”, Austria futi taksë ekologjike dhe shpërblime për qytetarët e saj

Nga 1 korriku i vitit 2022, qytetarët e Austrisë do të kenë sistem tatimor të reformuar, i cili do të varet nga emetimet e dioksidit të karbonit që i bëjnë vetë individët. Çdo qytetar do të tatohet me 30 euro për një ton dioksid karboni të lëshuar në atmosferë, i cili në vitin 2025 do të rritet në 55 euro për ton të emetuar nga këto gazra serrë, raporton Associated Press.

Autoritetet austriake llogaritën se emetimet e dioksidit të karbonit për banor janë 7.6 ton në vit, shifër negative që duhet ulur me taksën e fundit. Taksimi i tillë do t’iu shtohet faturave që qytetarët marrin nga kompanitë, ndërsa i referohen ngrohjes dhe transportit të shfrytëzuar nga qytetarët.

Përveç kësaj, nga viti i ardhshëm qytetarët e Austrisë do të mund të fitojnë “bonus klimatik” prej 100 deri në 200 euro, për t’i stimuluar të bëjnë ndryshime në përdorimin e energjisë së gjelbër.

Rimbursimi vjetor prej 100 euro do të vlejë për banorët në hapësirat urbane, kurse në zonat rurale të cilat janë të ndërprera nga transporti publik, banorët do të mund të marrin 200 euro në vit.

Futja e taksës së karbonit për qytetarët është një nga premtimet kryesore të Partisë së gjelbër në Austri, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës. Autoritetet presin që taksa do t’i detyrojë qytetarët austriak të përdorin mjete më ekologjike për ngrohje dhe transport në jetën e tyre të përditshme, që do të çojë në uljen e emetimeve të gazrave serrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button