UJË, AJËR E DHÉ 

Fushata: ujë, ajër, dhé.

Ujë dhe ajër të pastër, kanalizime, vende të gjelbëruara, rrugë, parkingje.

Premtime të moçme me paketim të ri.

Oferta të përshtatura për një ekonomi ekzistenciale.

Programe partiake që askush nuk i lexon.

Premtime të parealizuara që askush nuk i kujton.

Realitet i rënduar dhe e ardhme e zbukuruar.

Imagjinatë e shfrenuar e paraqitur me projekte tredimensionale.

Spektakle, fishekzjarrë, flamuj, parulla, slogane, sondazhe, spote, fshatra Potemkini.

Fushatë pa frikë nga pandemia, pa distancë sociale, me maska fushate.

Portale fabrikash partiake që “ushqehen” me karburantin e mendimeve të gatshme.

Mungesë gjuhe, mendimi, veprimi dhe vizioni politik.

Turmë, militantë, servilë, himnizim mendjesh të zakonshme.

Politikë e konceptuar vetëm si vullnet për pushtet.

Megjithatë, bota është më shumë se ajo çfarë duket.

Ajo është edhe aty ku nuk arrin drita.

Shtrihet përtej të dukshmes dhe zhurmës.

Është më shumë se kërkesat ekzistenciale, utilitare, pragmatike.

Pa ndjeshmëri dhe bashkim energjish rreth një projekti – siç bënë romakët që e lartësuan madhështinë e Romës, e cila adhurohej nga të gjithë qytetarët, sepse siguronte mirëqenie, siguri dhe art – pason ligështimi, humbet shpresa për ndryshim.

Bota nuk ndryshon pa gjykim kritik, pa iniciativë, pa energji dhe përpjekje vetjake, siç thotë Gustave Le Bon-i.

Pa vetëdije për ndryshim jetohet në kohë të ngrirë dhe ka atrofizim të mendjes.

Duhet kujtuar pyetja e Demostenit: “Athinas a ka menduar ndonjëri prej jush përse Filipi u bë kaq i fuqishëm?” .

Dhe Filipi u fuqizua sepse njerëzit kishin frikë nga liria.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button