Shqipëria dhe Kosova pësuan disfatë sonte në futboll

Sonte u realizuan ndeshjet për kualifikimet për kampionatin botëror “Katar 2022”, ku ndeshje kishin Shqipëria kundër Polonisë në stadiumin “Air Albania” dhe Kosova kundër Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ku të dyja skuadrat shqiptare pësuan disfatë, transmeton Portalb.mk.

Shqipëria humbi me rezultat 1-0 nga Polonia në ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror. Ndeshjet e fundit në grupin I, Shqipëria do t’i zhvillojë muajin e ardhshëm kundër Andorrës dhe Anglisë, për të kërkuar barazhin eventual. Ishte minuta e 77-të e ndeshjes kur Karol Seiderski, nga skuadra e Polonisë shënoi gol dhe përmbysi rezultatin 1-0. Lojtarët polakë pasi shënuan gol u afruan te tifozët tanë, ku kishte edhe nga ata që provokonin. Ata nuk u pritën mirë nga tifozët që filluan të gjuajë në drejtim të tyre më shishe. Gjyqtari pas këtij incidentit dërgoi lojtarët polakë, por edhe ata shqiptarë në dhomat e zhveshjes.

Pas më shumë se 15 minutave në dhomat e zhveshjes, lojtarët i kthyen në fushë për të luajtur ndeshjen deri në fund. Shqipëria e mbylli me humbje ndeshjen ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa la një imazh të shëmtuar me incidentet e regjistruara.

Kosova humbi ndeshjen e fundit të kualifikimeve për kampionatin botëror “Qatar 2022” kundër Gjeorgjisë me rezultat 2-1. Golin e parë në takim e realizuan mysafirët në minutën e 11-të me Okriashvili. Në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë rezultatin e barazoi Muriqi në fundin e pjesës së parë. Ishin mysafirët ata që e fituan sërish epërsinë tetë minuta para se të përfundonte ndeshja. Davitashvili shënoi për 1:2.

Ndryshe, ndeshjet e fundit në grupin I, Shqipëria do t’i zhvillojë muajin e ardhshëm kundër Andorrës dhe Anglisë, për të kërkuar barazhin eventual. Ndërsa ndeshjen e fundit në këto kualifikime Kosova do e zhvillon pas një muaji kundër Greqisë në udhëtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button