Titull tendencioz për vaksinimin e fëmijëve që nuk reflekton përmbajtjen e tekstit

Përmbajtja që recensojmë ka të bëjë me një produkt mediatik jo-etik të shpërndarë në rrjetet sociale. Përmbajtja ka titull dhe fotografi tendencioze të cilat nuk përshkojnë me tekstin. Fushata dezinformuese vazhdon në internet në forma të ndryshme, madje edhe duke nxjerrë nga konteksti persona profesionistë.

“Tregon menjëherë mjeku/ Sipas studimeve vaksinën nuk duhet ta merr kjo moshë aspak”, është titulli i përmbajtjes që recensojmë. Titulli të tërheq vëmendjen në pamje të parë dhe të bën ta klikosh “lajmin”. Titulli në fjalë shoqërohet me fotografinë e një personi, shenjën STOP dhe një fotografi më e vogël vaksine. Pasi klikon klikon “lajmin” vëren se përmbajtja nuk ka asgjë dramatike nga ajo që na paraqitet në titull. Përmbajtja bazohet në deklaratat e mjekut shqiptar Arban Domi, i cili vepron në SHBA. Mjek jep intervistë për një media shqiptare dhe ai thjesht ndan mendimin e tij personal rreth një pyetje të caktuar.

Në intervistën e dhënë në emisionin “Wake Up” në Top Channel mjeku shprehet kështu:

“Personalisht mendojë që fëmijët nuk ka nevojë të vaksinohen. Nën moshën 12 vjeç, personalisht nuk e rekomandojë, në moshën 12-15 vjeç përsëri nuk e rekomandojë, megjithatë prindërit vendosin”.

Deklaratën e plotë të mjekut e gjeni KËTU.

Çfarë thonë studimet shkencore për vaksinimin e fëmijëve

Edhe pse numri i të hospizalizuarve nga Kovid-19 është më i lartë nga të moshuarit, virusi korona është i rrezikshëm edhe për fëmijët, sipas një studimi nga Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

“Lajmi i mirë vazhdon të mbetet se COVID19 nuk është problem i zakonshëm për fëmijët. Lajmi i keq është se fëmijët nuk janë imunë nga COVID19”, tha Dr Daniel Rauch, shef i mjekësisë së spitalit pediatrik në Spitalin e Fëmijëve Tufts në Boston.

Gjatë valës së fundit të virusit, të nxitur nga varianti Delta dhe lehtësimi i masave të distancimit shoqëror, infektimet u rritën në të gjitha grup moshat. Megjithatë, gjatë gushtit dhe shtatorit në SHBA më shumë fëmijë kanë rezultuar pozitiv në krahasim me të rriturit, kjo sepse pjesa më e madhe e amerikanëve të moshuar janë të vaksinuar. Në SHBA, që nga fillimi i pandemisë rreth 5 milion fëmijë nën moshën 18 vjeç janë infektuar me COVID19.

Qendra për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve në ShBA inkurajon të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe të vaksinohen ndërkaq këtë e mbështet në studimin e tyre të fundit, i cili tregon qartë se edhe adoleshentët e rinj janë të rrezikuar.

“Jam shumë i shqetësuar për numrin e adoleshentëve të hospitalizuar dhe jam i mërzitur të shoh numrin e adoleshentëve në repartin intensiv” tha drejtori i CDC-së, Rochele Walensky.

 

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button