Për dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit, Zaev duhej të priste përfundimin e hetimeve

Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev mori vendim politik të mos i pranojë dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendës të tij Ilir Hasani, por arsyetimi që ai dha ishte me mangësi – mospërputhje. Gjegjësisht, hetimet nuk kanë përfunduar ende, por vendimi politik është sjellë, shkruan Vërtetëmatësi.

Më poshtë është një pjesë e deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev, të cilën ne e vlerësojmë si jokonsistente:

“Lexova me kujdes gjetjet e hetuesve në lidhje me shkaqet e aksidentit në spitalin modular të Tetovës.

Siç u njoftua publikisht, me gjetjet e ekspertëve është konfirmuar se zjarri ndodhi si rezultat i një qarku të shkurtër elektrik në një kabllo lidhëse.

Bazuar në këtë dhe informacionin e marrë më parë, do të doja të informoja publikun se: Nuk ka asnjë arsye për të vendosur përgjegjësinë politike ose menaxheriale tek ministri Venko Filipçe dhe zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, të cilët, kujtoj, për arsye morale dhanë dorëheqje, për të cilat është pritur vendimi im.

Për çdo gabim eventual të shkaktuar nga faktori njeri, do të deklarohen organet kompetente.”

[ Burimi: Qeveria e RMV-së – Z.Zaev/deklaratë, data: 05.10.2021]

ARSYETIM:

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, mori vendim politik për të mos pranuar dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani, por arsyetimi që ai dha ishte me mangësi të brendshme – mospërputhje.

Vlerësimi i mospërputhjes në arsyetimin e Zaevit bazohet në një fakt të thjeshtë – përfundimin e hetimeve. Përkatësisht, edhe Zaev edhe Filipçe deklaruan që në fund të hetimeve të merret vendimi nëse nevojiten dorëheqje apo jo. Filipçe e bëri të qartë këtë në një konferencë shtypi më 09.09.2021, më pak se 24 orë pas zjarrit, nga i cili humbën jetën 14 persona në spital, të cilën ne e vlerësuam si spin (rrotullim), sepse pritej dhe kërkohej dorëheqje për arsye morale, të cilat nuk lidhen me hetimet. Edhe pse dy ditë më vonë Filipçe ndryshoi mendje nën presionin e fortë publik, ai dha dorëheqje në të cilën nuk e kishte fjalën – të pakthyeshme.

Nga ana tjetër, Zaev në dhjetëra deklarata pas ngjarjes njoftoi se do të vendoste për dorëheqjet e ministrit dhe zëvendësit të tij, vetëm në bazë të rezultateve të hetimeve, me fjalë të tjera kur hetimet të kenë mbaruar. Ai edhe në paraqitjen e djeshme konfirmoi drejtpërdrejt se hetimi nuk ka përfunduar, me fjalinë se “për gabimet e mundshme të shkaktuara nga faktori njeri, do të vendosin autoritetet kompetente”.

Në fakt, në komunikatën e Prokurorisë Publike më 05.10.2021, kjo është e qartë:

Kjo ekspertizë është vetëm një nga dëshmitë e ofruara deri më tani. Pritet që Prokuroria Themelore Publike e Tetovës të mbledh raportet dhe të dhënat për të cilat prokuroria ka lëshuar urdhra dhe udhëzime për institucionet tjera kompetente, si dhe ekspertizën që duhet të arrijë në përputhje me ndihmën juridike ndërkombëtare të kërkuar nga një ekip ekspertësh nga Gjermania. Në të njëjtën kohë, prokuroria vazhdon të veprojë intensivisht për rastin dhe ndërmerren veprime të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas mbledhjes së të gjitha provave verbale dhe materiale, pas shqyrtimit dhe analizimit të tyre, do të merret vendim i prokurorit publik për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Prandaj, vendimi i Prokurorisë se kush dhe ku gaboi vërtet, i cili rezultoi në 14 jetë të humbura, ende nuk është përfunduar. Dhe kjo, sepse vendimi përfundimtar do të mbështetet edhe në gjetjet shkencëtarëve të mjekësisë ligjore nga Gjermania, por shumë e rëndësishme edhe në hetimin e kryer nga Zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në lidhje me tenderin dhe spitalet modulare dhe nëse ata i plotësonin standardet themelore të sigurisë, dhe vetëm pastaj për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Po sikur të rezultojë se sipas standardeve duhej të kishte mure ndarëse dhe ndarje fizike midis moduleve deri në hapësirën e çatisë, dhe kjo nuk u respektua dhe Ministria si klient nuk e përmbushi atë detyrim për të porositur ose kontrolluar atë që ishte urdhëruar?

Për arsyet e mësipërme, mund të jepet vlerësimi i mospërputhjes për vendimin politik të kryeministrit Zaev, se do të vendoset për dorëheqjet pasi të përfundojnë hetimet. Hetimi nuk ka përfunduar ende.

BURIME:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button