fbpx

Pacientja me Covid-19 vdiq disa orë pasi u shtrua në spital, shtatë ditë kishte marrë infuzion në kushte shtëpie

Pas 14 ditësh trajtimi në shtëpi, një paciente me Covid-19 vdiq disa orë pas shtrimit në spital. Sipas Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, pacientja u pranua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa ata morën një ankesë nga një punonjës shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

Në shtatë ditët e fundit, sipas të afërmve të të ndjerës, asaj iu dha terapi me infuzion në shtëpi, si dhe medikamente shtesë. Sidoqoftë, nuk u njoftua se kush e administroi këtë terapi.

Punonjësi shëndetësor që e pranoi pacientin në spital i shënoi të gjitha ilaçet që i ishin administruar tani më të ndjerës dhe i tregoi ato në një letër me shkrim drejtuar inspektoratit.

Nga atje ata raportuan në Ministrinë e Brendshme.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar u bën apel qytetarëve që janë pozitivë për Covid-19 të mos pranojnë mjekim në shtëpi nëse nuk pranon mjeku i familjes dhe të kërkojnë një dokument me shkrim për terapinë dhe metodën e trajtimit.

Drejtoresha e inspektoratit, Dr. Irina Buhova tha se ataapelojnë me qëllim për të mbrojtur qytetarët dhe shëndetin e tyre.

“Sipas të gjitha rregulloreve ligjore, inspektorët nga Fondi Shtetëror i Sigurimeve Shëndetësore, menjëherë pas ankesës së punonjësit të shëndetësisë, dolën në terren dhe konstatuan se mjeku i familjes i përshkruante pacientit vetëm antibiotikë tabletë, pacienti më pas nuk kërkoi asnjëherë ekzaminim ose këshilla nga mjeku i familjes dhe se nuk dihet “kush i dha terapi tani më të ndjerës dhe nuk la asnjë dokument ose raport të shkruar.” thuhet në një deklaratë nga inspektorati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button