E kërkonte Gjykata, e zuri policia duke kaluar kufirin ilegalisht prej Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 33 vjeçarin gjatë kalimit kufitar në mënyrë ilegale, në kohën kur ai kërkohej nga Gjykata Themelore Shkupi 1, transmeton Portalb.mk.

Në orët e mbrëmjes ai ishte kapur në vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në fshatin Belanocë. I arrestuari nga fshati Goshincë ishte duke lëvizur me veturën “Audi”.

Ai kërkohej me urdhër nga Gjykata nën për kryerjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale në lidhje me konkurrencën e padrejtë në çështjen e tregtisë së jashtme, në bazë të nenit 284 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button