Për 50 përqind është rritur numri i lejeve të dhëna për ndërtime në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 50 përqind rritje të lejeve të dhëna për ndërtim gjatë muajit gusht, në krahasim me gushtin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit gusht të vitit 2021 janë dhënë 276 leje ndërtimi, që është për 50.0 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar rritjen e madhe të numrit në Komunnë e Gazi Babës për ndërtime të larta.

Në Gazi Babë janë dhënë 25 leje ndërtimi, në Koçani 18 leje, në Manastir 16, ndërsa në komunat tjera më pak. Në bazë të vlerës së objekteve, rritja ka lëvizur për 96.9 përqind, ashtu që janë investuar mbi 101 milionë euro.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 147 (53.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 49 (17.7 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 80 (29.0 %) objektet për rikonstruim”, raportojnë nga Enti, duke  sqaruar që 158 leje (57.2 %) janë për persona fizik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button