Për shkak zgjedhjeve, në Maqedoninë e Veriut letënjoftimet do të mund të merren edhe në fundjavë

Policia e Maqedonisë së Veriut do të mund të jep letërnjoftime edhe këtë fundjavë për shkak të Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 17 tetor, transmeton Portalb.mk.

Letërnjoftimet do të jepen në njësitë e Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) në Kumanovë, Shtip, Veles, Strumicë, Manastir, Ohër dhe Tetovë më 16 tetor në orarin prej orës 08:00 deri në ora 16:00.

Në Shkup do të jenë në funksion për letërnjoftim vetëm hapësirat pranë Radio Televizionit të Maqedonisë me orar të njëjtë si në qytetet tjera. Të dielën, për t’i marrë letërnjoftimet e gatshme, përveç njësive që do të punojnë të shtunën, do të punojnë edhe njësit në Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button