Konsullata e Bjellorusisë në Nju Jork do të mbyllet më 21 tetor

Konsullata e Bjellorusisë në Nju Jork do të mbyllet më 21 tetor, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Qytetarët bjellorusë që banojnë në territorin e konsullatës, që përfshin edhe Kanadanë, do të duhet të kontaktojnë Ambasadën bjelloruse në Uashington për shërbime, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, transmeton REL.

Konsullata tashmë ka ndaluar të përgjigjet në telefon dhe të pranojë dhe përpunojë dokumentet e dërguara me postë.

Që nga 8 tetori, dokumentet e marra transferohen në ambasadë.

Marrëdhëniet SHBA-Bjellorusi janë tensionuar, për shkak të shtypjes së dhunshme që i ka bërë regjimi bjellorus një lëvizjeje opozitare.

Në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së, udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka kërkuar në muajin gusht që Uashingtoni të zvogëlojë stafin e ambasadës në Minsk në pesë persona, deri më 1 shtator.

SHBA-ja më pas ka ndërmarrë veprime të ngjashme ndaj misionit diplomatik bjellorus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button