Përpara Samitit në Glasgou, 400 organizata dhe ekspertë të shëndetësisë ua kujtuan liderëve përfitimet e aktiviteteve klimatike

Liderët botërorë, të cilët do të mblidhen në Konferencën për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara COP 26 në Glasgou, morën letër të hapur nga mbi 400 organizata dhe ekspertë ndërkombëtarë të shëndetësisë, raporton Guardian. Ata u bëjnë thirrje politikanëve të marrin në konsideratë përfitimet shëndetësore të aktiviteteve klimatike përpara mbajtjes së COP 26, i cili është planifikuar të fillojë më 31 tetor, transmeton Portalb.mk.

“E dimë se ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njerëzve dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme në të gjithë botën. Gjithashtu e dimë se shumë zgjidhje për trajtimin me ndryshimet klimatike ofrojnë përfitime të mëdha shëndetësore”, tha doktor Jenny Miller nga Aleanca globale për klimën dhe shëndetin, organizatë që e përgatiti letrën drejtuar liderëve botërorë.

Në letrën e hapur theksohet numri goditës prej 7 milion vdekjesh të parakohshme në të gjithë botën si rezultat i ndotjes dhe prishjes së sistemeve ushqimore globale të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit.

Organizatat shëndetësore dhe ekspertët u kujtojnë liderëve se harxhimet që do të kenë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ujit dhe krijimin e furnizimeve më të sigurta të rezervave ushqimore do të kompensohen me kursime në harxhimet për kujdes shëndetësor.

Letra është nënshkruar edhe nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Gebreusus.

Përndryshe, OBSH nga Gjeneva në Londër do ta dërgojë raportin me 10 rekomandime për liderët që do të marrin pjesë në Gllasgou, kurse pediatrit nga Londra do të udhëtojnë me biçikletë në Glasgou për t’ua paraqitur këtë raport liderëve botërorë. Qëllimi është të ndikohet në ndërgjegjen e udhëheqësve të vendeve në mënyrë që të theksohen efektet pozitive në shëndet nga zbutja e krizës klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button