Konferenca ndërkombëtare rinore: Nëse të rinjtë nuk përfshihen në hartimin e politikave, ata do të ikin nga vendi!

“Të rinjtë duhet të përfshihen në ndërtimin e politikave me të cilat formohet e ardhmja e tyre, përndryshe ata do të largohen nga rajoni. Më shumë se e nevojshme është aksioni dhe mobilizimi konkret”, thuhet në mesazhin e Konferencës së 19 -të ndërkombëtare  të rinisë, e cila u mbajtë në Krushevë dhe në të cilën mbi 70 të rinj nga rajoni ndanë vizione të përbashkëta se si të përmirësojnë jetën e tyre në vendet e tyre dhe t’i kopjojnë ato këtu  vlerat evropiane në vend që të shkojnë jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

Pjesëmarrja aktive në hartimin e politikave dhe të ardhmen, bashkëpunimi më i madh reciprok që do të çojë në transformimin rajonal, digjitalizim të avancuar, punësim më të mirë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor – këto janë qëllimet e përbashkëta të të rinjve që dolën nga sesionet e panelit dhe punëtoritë në konferencën pesë -ditore të titulluar “Vlerat evropiane për të ardhmen e vendeve në Evropën Juglindore” të organizuara nga Unioni rinor.

Tema kryesore në konferencë vjetore ishte “Transformimi rajonal”, kurse përmes diskutimeve të rinjtë dhe folësit kërkuan përgjigje për disa nga pyetjet më urgjente për rajonin me fokus integrimin evropian në një kohë të ndryshimeve të shpejta dhe të paparashikueshme.

Liderët e rinj vendosën qëllime të larta dhe u zotuan për aktivitet më të madh në fushat e digjitalizimit dhe inovacionit, bashkëpunimit dhe partneritetit, sigurisë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe qëndrueshmërisë dhe një agjende të gjelbër. Që të ndodhë e gjithë kjo, nuk duhet të lejohet që të rinjt e rajonit të përjashtohen nga procesi i ndryshimit.

“Tani është koha juaj dhe është momenti që të rinjtë të përfshihen plotësisht. Roli i institucioneve duhet të jetë për të siguruar që jeni të përfshirë në hartimin e politikave për të rinjtë, por roli juaj është të ngriheni dhe të flisni me zë të lartë dhe të siguroheni se po ju dëgjojnë. Pasi ju më mirë e dini çfarë ju duhet për t’u përshtatur në botën që ndryshon. Mënyra e vetme për ta bërë këtë është përmes përfshirjes suaj. Kjo është pikërisht ajo që ne të rinjtë kemi nevojë nga ju. Bëhuni aktiv dhe të përfshirë, pasi institucionet janë po aq të forta sa njerëzit që përfaqësojnë”, tha Bora Muzaqi, ministre për të rinj dhe fëmijëve në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Edhe kryetari i Lidhjes rinore, Metodija Stojçeski theksoi se të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e së kaluarës të gjeneratave më të vjetra, të cilët e kanë paguar çmimin e mosbashkëpunimit dhe ndarjeve.

Të gjithë pjesëmarrësit pajtohen edhe se bashkëpunimi ekonomik dhe punët më të mira janë mënyra më e mirë për pajtim në rajon. Transformimi teknologjik dhe digjitalizimi janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

“Digjitalizimi do të ndodhë. Edhe në vendet tona, herët a vonë. Por, dallimi qëndron në atë se do të ndodhë më shpejt nëse ne si qytetarë u bëjmë presion autoriteteve tona politike. Nevojitet vullnet politik, por një gjë e tillë do të bëhet realitet vetëm nëse ne si qytetarë bëjmë presion pasi na nevojitet. Pra, mesazhi është që ju, të rinjtë, duhet të shtyni për një zgjidhje, duhet të flisni, duhet të ngrini zërin. Sistemi nuk do të ndryshojë nëse qytetarët nuk kërkojnë në mënyrë aktive ndryshime”, tha prof. dr. Marko Kërtolica, docente në Fakultetin juridik në UKM në Shkup.

Pjesëmarrësit u pajtuan që konferencat dhe platformat e tilla si vende ku dëgjohet zëri i të rinjve dhe shkëmbehen ide dhe përvoja kontribuojnë shumë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe në aksione konkrete për promovimin e vlerave evropiane të zbatuara përmes aktiviteteve rinore në rajon.

Përndryshe Konferenca e 19 -të ndërkombëtare e rinisë u mbajt në format hibrid, ndërsa përveç të rinjve nga vendi, morën pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Italia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia , si dhe mysafirë nga organizatat rinore partnere nga Gjermania, Franca dhe Polonia të cilët kishin rolin e mentorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button