RMV, 15 persona me Kovid19 kanë ndërruar jetë, 111 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se sot janë regjistruar 111 raste të reja me Kovid 19 prej 1.529 të testuarve, 165 pacientë janë shëruar, ndërkaq 15 të tjerë kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve prej fillimit të pandemisë është 195.002, të shëruarve 181.196, të vdekurve 6.849, ndërkaq momentalisht ka 6.957 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 15 persona: 5 nga Shkupi (56, 69, 72, 75 dhe 91v), nga dy nga Kavadari (64 dhe 84v) dhe Kërova (54 dhe 87v) dhe nga një nga Velesi (72v), Berova (56v), Gjevgjelia (64), Koçani (76v) dhe Strumica (81v)”, informojnë nga MSH.

Plotësisht janë regjistruar edhe 3 viktima nga data e 9 shtatorit, dy nga Dibra dhe një nga Gostivari në moshë prej 56 deri më 82-vjeç.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 83
  • Prilep 6
  • Veles 5
  • Kavadar 4
  • Kumanovë, Tetovë, Manastir dhe Kriva Pallankë nga 2
  • Gostivar, Shtip, Strumicë, Koçan dhe Gjevgjeli nga 1

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup dhe Kumanovë nga 25
  • Shtip 21
  • Kavadar 18
  • Koçan 13
  • Veles 11
  • Manastir dhe Sveti Nikole nga 19
  • Prilep 6
  • Ohër dhe Kratovë nga 5
  • Radovish 4
  • Probishtip 3
  • Gjevgjeli 2
  • Kërçovë, Strugë, Negotinë, Resnjë, Vinicë, Demir Hisar dhe Pehçevë nga 1

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button