RMV më shumë fiton prej tatimeve se sa harxhon për mbrojtjen e mjedisit jetësor (Infografik)

Janë rritur të ardhurat në arkën shtetërore nga tatimet për mjedis jetësor. Në vitin 2019-të, në buxhet janë derdhur 219.084.552 euro, gjegjësisht është paguar shumë rekorde e tatimeve në krahasim me vitin paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Një vit më parë, gjegjësisht në 2018-tën janë arkëtuar 209.190.164 euro, derisa në vitin 2014-të, për këtë bazë në shtet janë mbledhur mbi 79 milionë euro më pak në krahasim me vitin 2019-të. Pastaj, pjesëmarrja e tatimeve për mjedisin jetësor në prodhimin e brendshëm bruto është 1.9%, nivel i cili është mbajtur për disa vite.

Në vend, në vitin 2019-të, rritje më të madhe të vlerës është parë te tatimet për energjensa në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit dhe Ndërtimtarisë. Kjo rritje është si rezultat i rritjes së akcizave të derivateve. Në vitin 2019-të pjesëmarrje më të madhe në tatimet për mjedis jetësor kanë tatimet për energjensë me 64.6%, pastaj tatimet për transport 34.2% dhe tatimet për ndotje me 1.2%.

Pavarësisht se arka e shtetit vazhdimisht mbushet me këto para, ekologët dhe aktivistët civil me vite e përsërisin pyetjen se pse këto mjete nuk harxhohen në tërësi për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Përkundrazi, investimet e përgjithshme dhe harxhimet në mjedisin jetësor në vitin 2019-të kapin vlerën e 123.2 milionë euro, gjatë së cilës pjesa më e madhe nga mjetet e investuara vijnë mu nga industria dhe prodhuesit e specializuar, të cilët marrin pjesë me 60.39% në vlerën e përgjithshme. Të gjithë sektorët tjerë në vend, duke përfshirë edhe pushtetin qendror dhe komunat, në investime dhe harxhime për mbrojtje të mjedisit jetësor kanë kontribuuar vetëm me rreth 48.8 milionë euro në vitin 2019-të

Sipas të dhënave të qasshme në ueb-faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, buxheti i kësaj ministrie për vitin 2019-të ka kapur vlerën e 830.970.000 euro ose 13.5 milionë euro. Me rebalancin e buxhetit përpara dy viteve kjo ministri ka fituar 689.670.000 denarë, gjegjësisht 11.2 milionë euro nga buxheti shtetëror, derisa mjetet tjera kanë qenë nga vetëfinancimi i aktiviteteve, borxheve dhe donacioneve.

Aktivistët civil dhe ekologët çdo vit vazhdimisht kritikojnë se donacionet e mbledhura për mjedisin jetësor janë disa herë më të mëdha në krahasim me mjetet buxhetore që ndahen për mjedisin jetësor, gjegjësisht për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, tokave, ujërave dhe malit.

Gjatë kohës së miratimit të buxhetit vjetor, iniciativa civile “O2” në dhjetor të vitit të kaluar ka kritikuar se donacionet e mbledhura për mjedisin jetësor janë 10 herë më të mëdha nga mjetet e ndara në buxhetin shtetëror të vitit 2021 për mbrojtjen e saj. Qeveria gjatë paraqitjes së buxhetit, fillimisht informoi se në vitin 2021 për mbrojtjen e mjedisit jetësor janë parashikuar 1.4 miliardë denarë ose mbi 22.7 milionë euro.

Në ndërkohë, me rebalancin e buxhetit që është miratuar në korrik të këtij viti, shpenzimet për mbrojtje të mjedisit jetësor u rritën deri në 1.8 miliardë denarë, që pjesa më e madhe e rritjes së mjeteve ka shkuar për menaxhim me ujërat e zeza.

Megjithatë, mes zërave kryesor në rebalancin e buxhetit, për të cilat janë të destinuara mjetet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, janë të pranishëm projekte që realisht vonojnë në realizim. Një prej projekteve kryesore është theksuar vendosja e sistemit rajonal për menaxhim me mbeturinat dhe mbyllja e deponive në rajonin Lindor dhe Verilindor, për çka Meta, tanimë ka shkruar se realizimi në tenderin për deponinë rajonale është anuluar për në fillim të vitit 2022.

Në mesin e projekteve kryesore të mjedisit jetësor është edhe rehabilitimi dhe mbindërtimi i rrjetit të kanalizimit me ndërtim të stacionit filtrues për ujëra të zeza në Manastir, por edhe ky projekt nuk do të fillojë këtë vit.

Që të tejkalohet diskrepanca mes tatimeve të mbledhurave dhe investimeve në planifiikuara në mjedisin jetësor, ekologët dhe aktivistët civil tanimë gjatë kohë kërkojnë që të formohet fond i veçantë për mjedisin jetësor, në të cilin do të shkojnë paratë e tatimeve të mbledhura nga mjedisi jetësor, por edhe të gjitha mjetet nga gjobat për ndotësit, donacionet e huaja dhe borxhet. Me këtë, do të mundësohet që harxhimi i parave të bëhet për projekte në lidhje me mjedisin e pastër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button