Fushata zgjedhore në RMV, vazhdojnë premtimet nga partitë politike

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut dhe kandidatët e pavarur pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit edhe sonte kanë vazhduar me shpalosjen dhe prezantimin e programeve të tyre zgjedhore për të fituar besimin e qytetarëve për qeverisje të komunave në katër vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nga Krusheva sonte premtoi se do të gazifikon qytetin për të mbrojtur natyrën dhe për të shpëtuar familjet, është planifikuar një sistem i ri uji në mënyrë që qytetarët të mos kenë probleme me furnizimin me ujë, rrugë të reja, të tërheqin turistë në çdo pjesë të vitit dhe mbështetje qeveritare për të gjitha projektet.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti nga Likova sonte ka thënë se “me Agjendën e gjelbër, me agjendën e kohës europiane, moderne por edhe që përmirëson mënyrën e jetesës. Kapitulli 24 për anëtarësim në BE është një nga më të ndërlikuarit, sepse jeta e njerëzve varet se si e organizon ambientin. Për këto vite kemi investuar në kuadro dhe unë jam krenar që këto investime janë vërtetë të dëshmuara me punën e tyre në gjitha nivelet”, tha në fjalën e tij kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kryetati i VMRO-DPMNE-ja, Hristjan Mickovski para banorëve të Novo Sellës tha se programi i partisë së tij përfshin ndërtimin e 2000 rrugëve të reja, ndërtimin dhe rindërtimin e 100 kopshteve, 150 shkollave, investime mjedisore dhe 150 parqe të reja, objekte kulturore, 90 palestra rinore, gazifikim për komunat më të përparuara dhe digjitalizim të komunave më efikase. 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Zhelina, tha se në këtë komunë zhvilohet bejte në mes pushtetit nga njëra anë dhe opozitës shqiptare nga ana tjetër. “Unë vlerësojë se opozita shqiptare në komunën e Zhelinës është më e fortë dhe ajo do t’i fitojë zgjedhjet. E për ta kuptuar se mes kujt është beteja, pushteti pati kujdes sonte që të na tregojë simbolikisht se për çka punojnë ata, ata punojnë për të na lënë në errësirë duke ne i ndal dritat ndërsa ne punojmë për të sjellë dritë perspektivë, liri, e me tepër liri këtu në komunën e Zhelinës”, deklaroi Sela.

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës Bilall Kasami nga Reçica premtoi ndërtimin e një fabrike për produkte bujqësore. “Para disa ditëve në Teteks 1 e thash se sa herë vizitoj bastionet e Lëvizjes BESA vijnë edhe lajmet e mira. Bashkë me ministrin Arjanit Hoxha sot, me iniciativë të tyre, na vizituan disa investitorë. Ata shprehën gadishmëri që menjëherë të fillojnë një investim në Tetovë. Bëhet fjalë për një fabrikë për përpunimin perimeve, më saktë përpunimin e patateve, respektivisht prodhimin e pomfritit dhe chipsit.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi para banorëve të Llabunishtës tha se “Qasja e Partisë Demokratike Shqiptare që unë e drejtoj, përherë ka qenë shumë serioze kudo që jetojnë njerëzit tanë”.

Kandidatja e pavrur për kryetare të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska  nga Matka premtoi se për 82 ditë do të pastrojë të gjitha deponitë ilegale në Shkup. Sipas Arsovskas, detyrimi i përditshëm i qytetit duhet të jetë angazhimi i kontrolleve dhe inspektimeve me detyrën e deponive që të mos rishfaqen.

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski  premtoi zgjerimin e kapacitetit të shtëpisë për të moshuarit.  “Në kuadër të katër viteve të ardhëshme ne do të propozojmë dh do të investojmë mjete për zgjerimin e kapaciteteve të shtëpisë së të moshuarve në Kumanovë, që ëshhtë një ndër më të mirat në shtet. në të kaluarën këtu kemi investuar mjete serioze financiare. Këtu u ndërtua kuzhina dhe tërpezaritë e reja, u bë rikonstruimi i dhomave aktuale dhe njëkohësisht duam të hapim edhe një tjetër kapacitet të tillë në lokacionin Proevc ”, – tha kandidati nga I. Q. “Për Kumanovën tonë”, Maksim Dimitrievski.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button