RMV, u regjistruan 316 raste të reja me kovid

Maqedonia e Veriut sot regjistroi edhe 316 raste të reja me Covid – 19, nga 3.486 testimet e bëra. Ministra i Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të vdekjes nga Covid – 19, ndërsa janë shëruar 240 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të kaluara kanë vdekur 10 persona: 3 të vdekur nga Kumanova (32, 72 dhe 77), 2 të vdekur nga Ohri (59 dhe 64) dhe Sveti Nikolë (66 dhe 68) dhe një person i vdekur nga Kriva Pallanka (88) , Berova (74) dhe Shkup (69). Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.

Rastet e reja:

  • Shkup – 140
  • Kumanovë – 38
  • Veles dhe Shtip – nga 19
  • Kavadari – 16
  • Prilep dhe Ohër – nga 12
  • Strumica – 11
  • Manastir – 8
  • Probistip – 6
  • Tetova dhe Sveti Nikole – nga 5
  • Negotinë dhe Kriva Pallankë – nga 4
  • Struga dhe Kratova – nga 3
  • Kërçovë, Koçan dhe Gjevgjeli – nga 2
  • Radovish, Vinicë, Krushevë, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica – nga 1

Pacientët e shëruar:

  • Shkup – 107
  • Kumanovë – 27
  • Shtipi dhe Koçani – nga 14
  • Veles – 12
  • Kavadari – 11
  • Prilep – 10
  • Manastir – 9
  • Gjevgjeli – 8
  • Tetovë – 7
  • Kërçovë – 6
  • Kratovo dhe Demir Hisar – nga 3
  • Ohër – 2
  • Sveti Nikole, Negotinë, Radovish, Resnjë, Dellçevë, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 1

 

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 194 891, numri i pacientëve të shëruar në 181 031, i të vdekurve në 6 831, ndërsa momentalisht ka 7.029 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1 323 365 testime për Covid – 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button