KSHPK nuk i pranoi ankesat e “Së Majtës” dhe koalicionit “Më e mira për komunën time”

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) sot në kuadër të seancës së 52-të i refuzoi ankesat të cilat më 5 tetor deri te ata i kanë parashtruar partia politike “E Majta” përmes përfaqësuesit ligjor, Dimitar Apasiev dhe koalicionit “Më e mira për komunën time”, të udhëhequr nga LSDM-ja përmes parashtruesit Branko Georgievski. Në seancë, KSHPK-ja ka vendosur që procedura për këto ankesa të ndërpritet.

Anëtari i KSHPK-së, Nuri Bajrami, i cili e elaboroi ankesën e parë, tha se informatat nga ankesa e “Së Majtës” për financimin e reklamimit politik të kandidates Danella Arsovska nuk janë konfirmuar dhe juridikisht janë të paqëndrueshme dhe për këtë shkak KSHPK nuk është në mundësi të propozojë dy subjekte të ndryshme dhe nuk ka lidhur marrëveshje zyrtare me shkrim për koalicion të dy palëve.

Kryetarja e Komisionit shtetëror për pengimi e korrupsionit, Biljana Ivanovska lidhue me ankesaën e dytë, tha se sipas orarit të KSHZ-së, kandidati i pavarur, Makism Dimitrievski, i cili është kandidat për kryetar të komunës së Kumanovës ka marrë tre lokacione, ndërsa në ankesën qëndron se ka nëntë lokacione, të siguruara përmes sistemit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button