MSH: 45 përqind e qytetarëve të rritur në RMV janë vaksinuar

Dje dhe të premten, u aplikuan gjithsej 4,418 doza vaksine, nga të cilat 1,132 u aplikuan si doza e parë, 3,129 u rivaksinuan dhe 157 qytetarë morën dozën e tretë të vaksinës, transmeton Meta.mk.

“Deri më 9 tetor, gjithsej 795.186 qytetarë u vaksinuan, 748.563 u rivaksinuan dhe 782 qytetarë morën dozën e tretë. 53 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, dhe 33 për qind e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinimin me një dozë të popullatës së rritur është 47 përqind, dhe mbulimi me dy doza kap 45 përqind të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 përqind e të gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar dhe 35 përqind e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine,” thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button