Pendarovski: Nëse nuk do të ishim pjesë e koalicionit antifashist sot nuk do të kishim shtet

“Mundemi të jemi të sigurt se nëse nuk do të ishim pjesë e koalicionit antifashist, sot nuk do të kishim shtet. Vetëm si pjesë e saj, mundëm që të vijmë deri te shteti ynë”, tha presidenti Stevo Pnedarovski nga Prilepi me rastin e shënimit të 80-vjetorit të 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, fillimi të Luftës Nacional-Çlirimtare dhe rrumbullakimit të formimit të shtetit të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

“Më 11 tetor të vitit 1941, luftëtarët e aradhes partizane “Goce Dellçev” e kanë filluar kryengritjen popullore, si etapë të fundit të vazhdimësisë së luftës për shtet të lirë maqedonas. Për karakterin mbi-ideologjik të luftës, flet fakti se partizanët e territoreve të liruara nuk kanë instaluar regjim komunist, por kanë krijuar organe të pushtetit popullor, si filiza të shtetit të ardhshëm të lirë maqedonas”, tha presidenti.

Ai tha se mbi 1.100 përmendore të luftës antifashiste në mbarë vendin, janë prova më e fuqishme kundër çdo lloj revizionizmit historik.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut e shënon festën shtetërore 11 Tetori – Ditën e kryengritjes popullore. Manifestimi qendror u mbajt dje nën organizim të Qeverisë dhe Komunës së Prilepit dhe filloi me pritjen solemne në sheshin “Metodia Andonov Çento” në Prilep.

Manifestime ka pasur edhe sot në Prilep. Në ora 09:00 delegacioni i kreut shtetëror, i organizatave shoqërore dhe politike, i Armatës, i ushtarëve, i korit diplomatik kanë vendosur lule para përmendoreve të Metodia Andonov Çento, Kuzman Josifovski Pitu dhe para përmendores së “Gruaja Luftëtare”.

Në Shkup shënimi i 11 Tetorit ka filluar në kompleksin memorial “Varrezat partizane” në Butel në ora 09:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button