Fushata zgjedhore në RMV, në kohë me shi, partitë vazhdojnë të premtojnë rrjet për ujë të pijshëm dhe kanalizim

Paritë politike në Maqedoninë e Veriut u futën në javën e fundit të fushatës parazgjedhore për qeverisjen lokale, duke premtuar projekte që shpeshherë janë premtuar edhe në zgjedhjet e mëparshme, transmeton Portalb.mk.

LSDM-ja në Shuto Orizarë premtoi që në katër vitet e ardhshme do të ndërtojë kanalizim atmosferik, rekonstruktim të rrugëve, qendër sportive të hapur, Qendër rinore në vendbanimin Baraka me udhëheqës, strukturë dhe resurse, Shtëpi kulturore-artistike “Esma Rexhepova”, etj.

VMRO-DPMNE për zgjedhjet lokale në komunën e Karposhit, premtoi ndërtimin e një tregu të gjelbër të ri. Në Komunën Gradsko, kjo parti premtoi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të kopshti për fëmijë falas, shujta falas për filloristë, bursa për më të mirët dhe dy shëtitje falas për pensionistët brenda një viti.

BDI-ja në Saraj premtoi gazifikim të institucioneve publike, instalim të paneleve diellore ne shkolla dhe salla të sportit, krijimi i hapësirave për vendosjen e pajisjeve fotovoltaike të cilat do të shërbejnë për furnizimin e rrjetit të ndriçimit publik dhe të disa institucioneve publike me energji elektrike, modernizimi i rrjetit energjetik në të gjitha vendbanimet.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Tetovë premtuan ndërtimin e teleferikut për në Kodrën e Diellit, plan urbanisti për Kodrën e Diellit, investime në Malin Sharr për turizëm dhe sport gjatë 12 muajve, investim në burimet alternative të energjisë, shfrytëzimi i burimeve natyrore të energjisë dhe bashkëpunim me Universitetet, sektorin e biznesit dhe OJQ-të me qëllim të minimizimit të “carbon footprint”, subvencionim të fasadave me efikasitet energjetik për ndërtesat e vjetra, subvencionim të amvisërive për ndërtim të paneleve diellor dhe fotovoltaike. Ky koalicion premtoi edhe qendra komunitare ku do të ndihmohen fëmijët e familjeve më të varfra që të mësojnë dhe të aftësohen.

Lëvizja Besa në Bogovinë premtoi që problemet si kanalizimi, furnizim me ujë, ndriçimi dhe infrastruktura elementare do të zgjidhen në këtë mandat. Kjo parti në Tetovë premtoi ndërtimin e katër pishinave të mbyllura dhe një pishinë olimpike, shtigje të reja për vrap dhe xhoging, rrugë për biçikleta, zhvillimin e sporteve dimërore, dënime për ndotësit e natyrës, largimin e deponive të egra, menaxhimin e mbeturinave, tabelë e zgjuar për secilën shkollë, monitor për njoftim dhe informacion në hyrje të shkollave fillore, kompjuter, printer dhe fotokopjues, laptop ose tabletë për çdo mësues, kompjuterë për çdo klasë, instalimi i sistemit të kamerave të sigurisë, etj.

PDSH-ja e udhëhequr nga kryetari Menduh Thaçi dhe kandidati Miqail Rasimi, zhvilluan takime me banorët e Tenovës së Bërvenicës. I shoqëruar me kandidatin për kryetar, Sadi Bexhetin, kryetari në Tetovë zhvilloi takim me banorët e Reçicës së Madhe, Reçicës së Vogël dhe Nëndegën 2. Bexheti sot gjithashtu zhvilloi takim edhe me Forumin e Gruas së kësaj partie.

Kandidatja e pavarur për kryetarë të Shkupit, Danella Arsovska, premtoi hapjen e Luna Parkit që në vitin e parë të mandatit. Ajo premtoi renovimin dhe modernizimin e bibliotekës së qytetit “Vëllezërit Miladinovci”, digjitalizim të informatave për të rinjtë përmes e-rini, digjitalizim të shkollave të mesme dhe projekti për e-qendra kulturore për rini, mbajtja e 12 festivale. Sot ajo në Hasanbeg premtoi edhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimit, kopshtit dhe sheshit.

Maksi Dimitrievski, kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, premtoi zhvillim ekonomik, gjelbrim dhe parqe, kopshte dhe shkolla të rinovuara, salla të sportit.

Lista e pavarur për këshilltarë “Më mirë për Tetovën”, premtoi që do të kërkojnë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave të Këshillit të Komunës. Në rast se kjo nuk realizohet, ata kanë premtuar që me telefonat e tyre do të transmetojnë seancat e Këshillit në rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button