Kombëtarja e Shqipërisë një hap më afër Botërorit 2022

Goli i Brojës në minutën e 80-të, i siguroi Shqipërisë fitoren e radhës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2022, transmeton Portalb.mk.

Shqipëria arriti si mysafir të fitojë kundër ekipit të Hungarisë në stadiumin “Pushkas Arena”, 0-1. Kjo fitore i siguroi pikën e 15-të Kombëtares së Shqipërisë, duke e konfirmuar vendin e dytë në grupin I, derisa në vendin e parë gjendet Anglia me 19 pikë, ndërsa Polonia e treta me 14 pikë.

Këto janë tri ndeshjet e fundit të Shqipërisë në kuadër të Grupit I:

Shqipëri-Poloni 12 tetor

Angli – Shqipëri 12 nëntor

Shqipëri – Andorra 15 nëntor

Tri ndeshjet e radhës të Polonisë:

Shqipëri – Poloni 12 tetor

Andorra – Poloni 12 nëntor

Poloni – Hungari 15 nëntor

Vendit të dytë në tabelë i mundësohet gara për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022, garë që do të zhvillohet në Katar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button