Çka do të ndodhë me procesin zgjedhor në RMV nëse ndërpritet ose fillon me vonesë më 17 tetor?

Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut do të fillojë në ora 07:00 dhe duhet të mbarojë në ora 19:00, në krahasim me zgjedhjet e fundit që zgjatën deri në ora 21:00, transmeton Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sqaroi që në rast se votimi do të fillojë me vonesë, por jo më vonë se ora 08:00, votimi duhet të mbarojë deri në ora 19:00. Por në rast se votimi do të fillojë me vonesë, prej orës 08:00 deri 10:00, votimi vazhdohet për aq sa ka zgjatur prolongimi.

Në rast se votimi nuk ka filluar deri në ora 10:00, njoftohet që Komisioni komunal i zgjedhjeve, ndërsa votimi në atë ditë nuk fillon.

Vendvotimi mund të mbyllet nëse kanë votuar gjithë votuesit e regjistruar në Listën e zgjedhësve, por KZ-ja do të qëndrojë aty deri në ora 19:00, kur do të fillojë numërimi. Numërimi më herët nuk duhet të fillojë.

“Votuesve, të cilët në ora 19:00 janë hasur në objektin në të cilin votohet, KZ-ja do t’u mundësojë të votojnë. Në ora 19:00, anëtari i KZ-së i cili i kontrollon dokumentet për identifikim personal të votuesve do të qëndrojë në fund të radhës së votuesve që janë hasur në objektin.”, sqarojnë nga KSHZ-ja.

Në rastet se votimi është ndërprerë më pak se një ora, votimi mbaron në ora 19:00 dhe nuk vazhdon, por në rast se ndërpritet më shumë se një orë e më pak se tri orë, votimi vazhdon pas orës 19:00 për aq sa është ndërprerë. Ndërprerja e votimit për më shumë së tri orë, njofton Komisioni komunal, votimi ndërpritet dhe nuk vazhdon atë ditë.

Votimi mund të ndërpritet nga KZ për këto arsye: nëse prishet rendi, nëse ka mot të keq dhe rrethana jashtëzakonshme, nëse shkuarja në vendvotim nuk sigurohet nga policia, nëse ka probleme teknike ose nuk funksionon fingerprinti, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button