Bullgaria i lehtësoi kushtet për lëvizjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Ministri i punëve të jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, bëri të ditur se Bullgaria ka lehtësuar masat anti-kovid për shtetasit e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

“Duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj”, deklaroi Osmani, duke bërë të ditur se vendimet e fundit të qeverisë bullgare.

Ai bëri të ditur që Maqedonia e Veriut tashmë ka lëvizur nga zona e kuqe në zonën portokalltë, sa i përket gjendjes epidemiologjike.

“Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe PCR test negativ (jo më të vjetër se 72 orë)”, deklaroi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button