RMV, arritën të gjitha pajisjet fingerprint që do të përdoren për herë të parë në zgjedhje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka pranuar edhe sasinë e fundit të pajisjeve fingerprint, pas tre pranimeve të mëhershme, transmeton Portalb.mk. Kryetari dhe zëvendëskryetari i vendvotimit është i autorizuar për përdorimin e kësaj pajisje ditën e votimit.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Dashtevski paralajmëroi që 1 700 pajisjet që kanë ardhur do të shpërndahen menjëherë nëpër Komisionet Komunale. KSHZ-ja tani në dispozicion ka katër mijë fingerprint për realizimin e procesit të votimit pa problem.

Ndryshe, një qytetar i cili futet në vendvotim më 17 tetor, fillimisht do t’i kontrollohet dokumenti për identifikim personal, identifikimi biometrik i votuesit-fingerprint, kontrollimi dhe nënshkrimi në ekstraktet e Listës së zgjedhësve, dhënia e fletëvotimit dhe faza e fundit është votimi pas paravanit të votimit e futja e fletës së votimit në kuti.

Komisioni sqaroi që në rast se pajisja teknike është e papërdorshme teknikisht dhe nuk mund të zëvendësohet atëherë kontrolli i votuesve bëhet me ndihmën e llambës ultavioletë (UV). Në këto raste duhet të futet në përdorim edhe spërkatësja e gishtit dhe kontrollimi i gishtit të madh-djathtë te votuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button