RMV, u regjistruan 344 raste të reja me kovid dhe afër katër mijë të shëruar

Maqedonia e Veriut sot regjistroi edhe 344 raste të reja me Covid – 19, nga 4926 testimet e bëra. Ministra i Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të vdekjes nga Covid – 19, ndërsa janë shëruar 3 645 pacientë që nga muaji gusht, ndërsa sot 339, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë gjashtë pacientë (41, 57, 68, 79, 80 dhe 85v), një nga Kavadarci (87v), Ohri (80v) dhe Prilepi (86v). Ministria sqaroi që edhe nëntë pacientë tjerë janë regjistruar përkundër se kanë ndërruar jetë nga 7 shtatorit deri më 4 tetor: pesë nga Shkupi dhe një nga Kumanova, Tetova, Ohri dhe Shtipi.

Rastet aktive:

• Shkup – 143
• Veles – 33
• Kumanovë – 27
• Shtip – 19
• Strumica – 15
• Manastir – 13
• Prilep dhe Koçan -nga 12
• Ohër – 9
• Kavadarci – 7
• Tetovë, Kriva Pallankë dhe Kratovë – nga 6
• Makedonska Kamenica – 5
• Radovish, Vinica dhe Krushevë – nga 4
• Gostivar, Strugë dhe Gjevgjeli – nga 3
• Kërçovë, Probistip dhe Bogdanci – nga 2
• Negotina, Sveti Nikolla, Berova dhe Demir Hisar – nga 1

Ministria sqaroi që 3 645 pacientë të shëruar janë të shëruar nga muaji gusht, por spitalet nuk kanë dorëzuar informata.

Pacientët e shëruar:

• Shkup – 168
• Kumanovë – 28
• Veles – 19
• Kavadarci – 18
• Koçani – 15
• Kërçovë – 14
• Shtip dhe Prilep – nga 13
• Strumica – 11
• Manastir – 6
• Ohri dhe Gjevgjelia – nga 5
• Berova dhe Negotina – nga 3
• Pehçevë, Dellçevë, Gostivar dhe Strugë – nga 2
• Radovish, Vinicë, Resnjë, Kratovë, Sveti Nikolla, Makedonska – nga 1

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 194 575, numri i pacientëve të shëruar në 180 791, i të vdekurve në 6 817, ndërsa momentalisht ka 6 967 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1 319 879 testime për Covid – 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button