Deri në fund të vitit duhet të mbarojë përgatitja për zhvillimin e sektorit financiar-teknologjik në Maqedoninë e Veriut

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka për synim që deri në fund të vitit të përgatitë Strategjinë Kombëtare për sektorin fintek, duke kërkuar edhe gjithëpërfshirje në këtë projekt, transmeton Portalb.mk.

“Porta e Inovacionit është një platformë komunikimi ndërmjet komunitetit të biznesit inovativ (FinTech sektorit), Bankës Popullore edhe institucioneve tjera përkatëse, me qëllim zhvillimin e besimit dhe dialogut ndërmjet të gjithë palëve të kyçura. Qëllimi kryesor i Portës së Inovacionit të Bankës Popullore është të lehtësojë, nxisë dhe ndihmojë zhvillimin e inovacioneve në fushën e shërbimeve dhe produkteve financiare në çdo kompani që dëshiron të fillojë një biznesit inovativ”, deklarojnë nga Banka, duke sqaruar se tashmë është shprehur interes nga shumë subjekte vendase dhe të huaja.

Në kuadër të këtyre synimeve, guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska ka filluar bashkëpunimin me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik të udhëhequr nga Kosta Petrov. Grupi i Punës për sektorin fintek tashmë ka krijuar Portën e Inovacionit, duke ofruar edhe adresën [email protected] për propozime nga grupet dhe individët e interesuar.

“Përmes kësaj platforme, Banka Popullore përpiqet t’ju mundësojë FinTech kompanive të bashkëpunojnë me atë si rregullues financiar jashtë kornizës rregulluese zyrtare ekzistuese”, sqarojnë nga Banka.

Zëvendësguvernatorja Emilija Nacevska paralajmëroi që përmes kësaj strategjie pritet që të sigurohen më shumë shërbime për qytetarët dhe kompanitë, duke bërë të ditur se në vend ka filluar të rritet përdorimi i shërbimeve elektronike gjatë shërbimeve bankare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button