U gjetën afër një milion euro të falsifikuara, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona

Policia e Maqedonisë së Veriut në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ka arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë falsifikuar 902 150 euro, transmeton Portalb.mk.

Dy të arrestuarit janë nga Kameruni, 36 vjeçari T.R.F. dhe 40 vjeçari M.B.S., të cilët po vinin nga Milano. Te i akuzuari i parë janë gjetur mijëra bankënota të falsifikuara prej 50, 100, 200 dhe 500 eurove, sikurse edhe te i akuzuari i dytë, te i cili gjithashtu është gjetur edhe një pasaportë franceze të rrejshme në emër të K.V.S. dhe një pasaportë të tejshme të Kamerunit në emër të S.I.F.

Pas analizave nga Banka Popullore në RMV dhe Reparti për kriminalistikë ne MPB, është konstatuar se këto bankënota janë të falsifikuara me pajisje profesionale. Pas kësaj, Policia ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Shkupit ndaj dy personave në bazë të nenit 271, paragrafi 2 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button