Dje u shfaq premiera e filmit të James Bond 007 në Shkup, Ambasada e Britanisë bëri thirrje të shikohet ky film në kinematë e vendit

Premiera e filmit “No Time to Die” e James Bond në Shkup u organizua nga Ambasada e Britanisë së Madhë, organizim ku u ftuan mysafir nga fusha të ndryshme të artit, transmeton Portalb.mk.

“Në premierën e filmit të 25 -të të James Bond #NoTimeToDie, Ambasada Britanike në Shkup mirëpriti miq, përfaqësues nga industria e filmit, kulturës dhe biznesit nga MB-ja dhe Maqedonia e Veriut”, njoftojnë nga Ambasada, duke raportuar që ky film ka shijuar shfaqjen më të gjerë teatrale të çdo filmi në historinë e MB-së, duke u shfaqur në 772 kinema me më shumë se 9,000 shfaqje çdo ditë.

Ambasada e vlerësoi Bondin si githemel i industrisë së filmit në Britani, ndërsa theksoi që ky film mban rekordin për filmin më të gjatë, dy orë e 43 minuta.

“Ambasadorja Rachel Galloway veshi një fustan të qëndrueshëm i dizajnuar nga një prej studenteve të dizajnit të modës e cila mori pjesë në Sfilatën e Modës së Qëndrueshme të cilën këtë vit e organizoi Ambasada Britanike me rastin e festës së ditëlindjes të Mbretëreshës”, sqarojnë nga Ambasada, duke kërkuar të ndihmohet sektori i filmit duke shikuar këtë film në kinematë e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button