Makraduli: Yvon konfirmoi se do të ketë zgjedhje parlamentare

Qëndrimi i ambasadorit të Britanisë së Madhe, Christopher Yvon, se menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, duhet të fillojë diskutimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është shumë e qartë, deklaroi deputeti i LSDM-së dhe kandidat për kryetar për Qytetin e Shkupit, Jani Makraduli.

Për këtë u morëm vesh me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryetarin e shtetit, ndërsa në atë takim dëshmitarë ishin edhe përfaqësuesit evropianë, ndërsa ajo që Gruevski i mashtron qytetarët, këtë e kanë të qartë të gjithë edhe në Maqedoni edhe në Evropë, tha Makraduli.  

“Të gjithë që ishim në ato bisedime, e dijmë shumë mirë se në marrëveshje thuhet se menjëherë pas zgjedhjeve lokale, do të fillojnë negociatat për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme”, potencoi Makraduli. 

“Duke u përpjekur që t’i pengojnë zgjedhjet, por edhe nga paniku që i ka kapur, ministri i shëndetësisë premton punësime në Komunën Qendër në mes të fushatës. Të kishim një shtet normal, kundër tij tashmë do ishte ngritur kallëzim penal”, tha në fund Jani Makraduli, kandidat i opozitës për kryetar të Qytetit të Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button