fbpx

Ja sesi të shikoni fjalëkalimet e ruajtura në Android

Keni pyetur ndonjëherë nëse është e mundur që të ndani me të tjerët fjalëkalimin e Wi-Fi në Android dhe nuk e mbani mend? Por është plotësisht e mundur dhe madje smartfonët e fundit Android kanë një funksionalitet të integruar që ju mundësoni të ndani fjalëkalimin edhe nëse e keni harruar, transmeton pcworld.al.

Që nga Android 10 mund të shikoni fjalëkalimet e ruajtura pa pasur nevojë si bënit pajisjet root. Mjafton të shkoni në Settings – Network & Internet. Klikoni Wi-Fi dhe do të shikoni rrjetin aktual Wi-Fi në krye të listës.

Në këtë faqe shtypni butonin Share. Duhet të konfirmoni identitetit përmes skanerit të shenjave të gishtërinjve ose kodit PIN. Menjëherë do të shikoni kodin Wi-Fi të listuar poshtë kodit QR.

Nëse për ndonjë arsye apo tjetër nuk shfaqet fjalëkalimi, atëherë duhet të skanoni kodin QR.

Ja sesi të shikoni fjalëkalimet Wi-Fi në Android 9 ose më herët

Nëse keni një smartfon me Android 9 ose më herë, telefoni nuk e ka funksionalitetin e shpjeguar më lartë dhe duhet të përdorni mjete të tjera. Për fat të keq të gjitha këto metoda kërkojnë që ti bëni pajisjes Android root.

Kjo sepse skedari që përmban kredencialet Wi-Fi është në një direktori të mbrojtur në memorien e smartfonit. Atë direktori nuk e shikoni dot vetëm nëse telefonit tuaj i është bërë root.

Nëse keni bërë root duhet të shkoni në direktorinë /dat/misc/wifi duke përdorur një aplikacion që eksploron shfletimin root. Hapni wpa_suplicant.conf dhe do të shikoni emrin e rrjetit (ssid) dhe fjalëkalimin (psk).

Nëse kjo mënyrë nuk funksionon për ju atëherë duhet të provoni aplikacionin Wi-Fi Password Viewer. Këto aplikacione kërkojnë akses root dhe po qe smartfoni enkripton skedarin ku gjenden fjalëkalimi Wi-Fi atëherë ato nuk mund të bëjnë thuajse asgjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button