Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet vitin e ardhshëm në Madrid

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Madrid më 29 dhe 30 qershor të vitit 2022, informoi kryeministri spanjoll Pedro Sançez në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Kryeministri spanjoll shfaqi shpresë se samiti do të “sigurojë dhe do ta përforcojë unitetin në suaza të NATO-s” dhe do t’i ndihmojë Aleancës që të formulojë “strategji të azhurnuar për sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohemi”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dje njoftoi se liderët e NATO-s do të aprovojnë koncept të ri strategjik për Aleancën në Samitin në Madrid në vitin 2022.

“Biseduam për koncept të ri strategjik të NATO-s, i cili do të miratohet në samitin e ardhshëm në Madrid në vitin 2022 dhe do të bëhet plan për adaptim të mëtejmë të Aleancës drejt kushteve të reja. Do t’i konfirmojë vlerat, qëllimet dhe detyrat e Aleancës”, tha Stoltenberg.

Ai potencoi se koncepti strategjik do ta theksojë rëndësinë nga rritja e shpenzimeve për mbrojtje dhe investime shtesë në furnizimin e atmëve të reja të nevojshme për sigurinë e përgjithshme të NATO-s. Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen do të përfshijë mjete shtesë për buxhetet ushtarake dhe civile të Aleancës dhe shpenzime shtesë për infrastrukturë.

Stoltenberg, gjithashtu, theksoi se në takimin në Madrid është biseduar për bahskëpunimin midis BE-së dhe NATO-s dhe përgatitje të deklaratës së tretë të përbashkët NATO-BE, e cila do të nëmnshkruhet në dhjetor në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Aleancës.

Koncepti i tanishëm strategjik i NATO-s “Pjesëmarrje aktive, mbrojtje moderne” u përgatit në vitin 2010.

Samiti i fundit i NATO-s u mbajt në qershor të këtij viti në Bruksel, ku Maqedonia e Veriut për herë të parë mori pjesë si anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button