Universiteti “Nënë Tereza” shënoi pesë vjetorin e fillimit me punë

Sot, me një ceremoni solemne, në prani të krerëve të lartë të shtetit, Universiteti “Nënë Tereza” (UNT) në Shkup, shënoi jubileun e pesë vjetorit të fillimit me punë, transmeton Portalb.mk.

Reetori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani në fjalimin e tij falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë universitet në këto vite.

“Ia dolëm të konsolidohemi si në aspektin akademik, administrativ, por mbi të gjitha të sigurojmë një veprimtari arsimore dhe shkencore që na bën partner dinjitoz sa me institucionet simotra në vend, aq edhe në bashkëpunimin ndërkombëtarë.” tha rektori Pollozhani.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri Artan Grubi, ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka, si dhe ministra, zëvendësministra, deputetë dhe kryetarë komunash.

Në fund të ceremonisë UNT shpërbleu studentët Besart Sefedini, Valon Ahmeti, Anesa Ismaili dhe Sadra Selami, me mirënjohje për përzgjedhjen e motove më të mira për shënimin e 5 vjetorit të UNT-së, ku për momentin studiojnë afro 3000 studentë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button