“Eko svest”: Kryetarët e ri të komunave të zotohen se do të punojmë për zhvillim të ulët të karbonit

Organizata qytetare “Eko svest” u apeloi kandidatëve për kryetar komunash në rajoni ku bëhet eksploatimi i karbonit, por edhe në komunat e tjera ku ka miniera të hapura apo kapacitete industriale me emetime të larta të gazrave serë, të zotohen se do t’i respektojnë parimet themelore të tranzicionit të duhur, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi është të nxitet dhe mbështetet procesi i tranzicionit të drejtë në vend, i cili, vlerësojnë aktivistët, ka shumë politika ambicioze për klimë dhe energji, por që ato të zbatohen me sukses në nivel qendror duhet që vetëqeverisjet lokale t’i ndërmarrin në kohë dhe në mënyrë adekuate të gjitha aktivitetet dhe masat në nivel lokal.

“Ndryshimet klimatike janë sfida më e madhe për bartësit e vendimeve sot. Pasojat e tyre veç më i vuajnë bashkësitë në botë, veçanërisht në vendet në zhvillim si e jona të cilat nuk kanë mjete financiare që të ballafaqohen me dëmet dhe humbjet. Vendet e Ballkanit Perëndimor, prej të cilave shumica janë ende të varura nga qymyri dhe linjit, megjithatë nënshkruan deklaratën e Sofjes dhe u zotuan që deri në deri në vitin 2050 të bëhet neutral ndaj klimës. Komunat e përfshira me këto procese duhet të jenë bartës kryesor në proceset e tranzicionit të drejtë në vend”, thonë nga Eko svest.

Ata përkujtuan se, paralajmërimi për vazhdim të punës së TEC Osllomej është në kundërshtim me synimet që i ka ndërmarrë vendi pikërisht me deklaratën e Sofjes dhe marrëveshjen e gjelbër për vendet nga Ballkani Perëndimor si dhe me dokumentet nacionale strategjike, ndërsa bie ndesh edhe me qëllimet klimatike të vendosura në kontributin e reviduar nacional ndaj UNESCO. Ata vlerësojnë se nevoja për stabilitet dhe siguri e sistemit energjetik në asnjë raste nuk e arsyeton punën e termo elektranave pa masa adekuate për mbrojtje të mjedisit jetësor.

“Cilin do fitim që do ta kemi si rezultat i shitjes së energjisë elektrike të fituar nga qymyri, qytetarët që jetojnë në afërsi të termo elektranave e paguajnë me shëndetin e tyre, shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vite të shkurtuar të jetës së tyre. E kuptojmë se furnizimi i cili ndodh tani është ndërhyrje, megjithatë ajo do të thotë edhe se në asnjë rast nuk guxojmë të lejohet që kjo të bëhet praktikë në llogari të vendosjes së përshpejtuar të burimeve të reja ripërtrirëse të energjisë në sistemit që të përmbushen nevojat”, apeluan nga organizatat qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button