Konjanovski: Dëmshpërblimi nga vërshimet pasi të bëhet vlerësimi

Dëmshpërblimet e fermerëve nga vërshimet do të fillojnë menjëherë pasi të përfundojë vlerësimi që është në vijim e sipër, në pajtim me raportet nga analizat në terren, deklaroi sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Zoran Konjanovski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp që u mbajt në Odën Ekonomike, Konjanovski theksoi se në rastet e këtilla, më me rëndësi është që të ndërtohet raporte të fuqishme ndërmjet fermerëve, Ministrisë, Agjencisë pagesore dhe kompanive të sigurimit.

“Menjëherë pas dëmit të shkaktuar nga përmbytjet, ekipet profesionale të ministrisë i vizituan rajonet e goditura. Rajoni i Strumicës, i Vallandovës, Sveti Nikollës dhe i Bogdancit, kanë përgatitur raporte në bazë të të cilave, vlerësuesit e autorizuar do të tregojnë se çfarë shume duhet të marrin prodhuesit”, tha zëvendësministri Konjanovski. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button