Prokuroria ka dorëzuar akuzë kundër ish sekretarit të Qeverisë, Dragi Rashkovski

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar akuzë kundër ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Ai është i akuzuari i parë për disa vepra penale, njofton Portalb.mk.

Pas disa muajve procedurë hetimore, prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot deri te Gjykata Penale ka dorëzuar akuzë kundër shtatë personave.

Detaje nga akuza

I akuzuari parë ngarkohet se ka kryer vepër penale të vazhduar të “Keqpërdorimit të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash dhe të ardhura tjera prej veprave penale”. Të akuzuarit e dytë dhe të tretë ngarkohen për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq personat tjerë akuzohen se duke ndihmuar kanë kryer nga një vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

Në periudhën kohore prej qershorit të vitit 2017-të deri në shkurt të vitit 2021 në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë, i akuzuari i parë si person zyrtar, me paramendim i ndihmuar nga i akuzuari i dytë dhe i tretë, duke shfrytëzuar mundësi të njëjta, të tretë kanë kryer veprime të lidhura në kohë që paraqesin realizim të të njëjtës vepër.

I akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat dhe autorizimet zyrtare gjatë zbatimit të katër furnizimeve publike për Sistem për Identifikim Biometrik, furnizim për Softuer për caktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të gjobave, furnizim të mallrave ANPR kamera për njohjen e targave të regjistrimit të automjeteve dhe furnizim të kabinave të metalit për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe njohjen automatike të targave të regjistrimit.

Në njërën prej procedurave të furnizimit, me paramendim të kryerjes së veprës penale i ka ndihmuar edhe i akuzuari i katërt, pronar dhe udhëheqës i operatorit ekonomik.

I akuzuari i parë furnizimet publike i ka zbatuar në kundërshtim me parimet e kursimeve, efikasitetit dhe efektivititetit të mjeteve publike, në pajtueshmëri me dispozitat që e rregullojnë shfrytëzimin e mjeteve buxhetore. Ai ka dhënë udhëzime për specifikime teknike për furnizimin publik në konsultim me zbatuesin dhe pjesëmarrësit në procedurë, gjatë procedurës bisedën nuk e kanë kryer nëpërmjet mjetit elektronik ESJN, por personalisht, i ka definuar specifikimet teknike. Nuk ka krye implementim dhe trajnime të asaj që janë kryer marrëveshjes për furnizime publike, me çka katër operatorëve ekonomik u ka mundësuar që të përfitojnë 17.474.137 denarë.

Njëkohësisht, i akuzuari i parë si person zyrtar, i ka shfrytëzuar autorizimet zyrtare që të nënshkruajë marrëveshje autoriale me persona fizik, edhe pse e ka ditur se i akuzuari i gjashtë dhe i shtatë fare nuk i kryejnë detyrat e tyre të punës në pajtueshmëri me marrëveshjet e nënshkruara, megjithatë u ka paguar honorarë. I akuzuari i dytë, i gjashtë dhe i shtatë në pajtueshmëri me marrëveshjet që i kanë pasur me të akuzuarin e parë për ndarjen e parave, kanë marrë një pjesë të mjeteve të tyre në para të gatshme me qëllim që t’ia japin të akuzuarit të parë. Me këto veprime, buxheti i shteti është dëmtuar për 1.320.000 denarë.

Në periudhën prej 05.06.2017-të deri në 05.05.2021, në Shkup i akuzuari i parë ka lëshuar në qarkullim para me vlerë prej 5.378.319 denarë, për të cilat e ka ditur se vijnë nga vepra penale. Me qëllim që ta fshehë prejardhjen e parave, pasi i ka marrë, ai i ka lëshuar në qarkullim duke realizuar pagesa me para të gatshme për fatura personale dhe me kartela bankare edhe të anëtarëve të familjes së tij. A gjithashtu, i ka paguar edhe kreditë e marra paraprakisht.

Kujtojmë se Dragi Rashkovski më 14 prill dha dorëheqje, për çka informoi publikun përmes një postimi në Facebook.

Gjashtë muaj më parë, Rashkovski u emërua sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e programit qeveritar në kabinetin e kryeministrit – funksion i ri që u prezantua menjëherë pas largimit të tij si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.

Pas lajmeve të botuara në media që kishin të bënin me softuerin për shkeljet në trafik të blerë nga Rashkovski, derisa ai ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në mars të këtij viti hapi para-hetim. Në atë kohë, Rashkovski ishte për pushime në Meksikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button