Dënim me kusht dhe shpenzime prej 50 euro për ndërtimin pa leje te QT “Mavrovasja”

Lokali i mbushur “Fontana”, shpallje të ngjitura “for rent”, hapësira e gjelbër para qendrës tregtare “Mavrovasja” dhe lëvizjet e tetorit dalëngadalë e hedhin në harresë faktin se vitin e kaluar në këtë vend ka pasur mekanizëm ndërtimor që rrënon objekt pa leje. Dhe jo vetëm atë, por edhe kujtesën për hetimin publik dymujor pas investitorit anonim, të cilin e zbuluan mediat, në vend të institucioneve, të cilat kishin ngecur në korrespodencë. Për 48 orë jo të plota pas formimin të qeverisë së re në shtator të vitit 2020, mekanizmi ndërtimor u shkarkua para QT “Mavrovaska” me kordonë policor. Me atë përfundoi episodi i fundit nga seriali “ngjarje të pasqaruara”, të cilat filluan me prerjen e drurëve, më pas zjarr në atë lokacion, në mes të pandemisë dhe deri në vendosjen e objektit të betonit praktikisht brenda natës, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk.

“Përmendorja e shtetit të së drejtës”, siç e quante me irnoni komunitetit i Twitter-it, ishte rrënuar, ndërsa mbeturinat ndërtimore e ruanin disa ditë memorien se ka pasur rrënim.

Tani mund të pihet kafe lirshëm në kafenenë “Fontana”, saktë aty ku vitin e kaluar “luanin” mjetet e “Rrugët e Maqedonisë”.

Në vend të drejtësisë në Strasburg, pranim të fajit

Sa ishte e fuqishme jehona e opinionit se përballë Pallatit Gjyqësor, në qendër të Shkupit, një investitor “i panjohur” ndërtonte objekt dhe ajo zgjat me muaj, në mënyrë aq të pavërejtur kaloi gjykimi, i cili e vulosi në mënyrë gjyqësore këtë rast.

Një vit pas këtij episodi, del se drejtësia është përmbushur. Një pranim i fajit, dënim me kusht dhe paushall gjyqësor prej 3.000 denarë. Shkurt, ky është fundi i lumtur i historisë për atë objekt prej betoni para qendrës tregtare.

Nëse vitin e kaluar në shtator, Mevludin Aliti së bashku me avokatin e tij fliste para mediave se drejtësia është në anën e tyre dhe se hetimi për të do të arrijë deri në Gjykatën e Strasburgut, historia mori rrjedh krejtësisht të ndryshme dhe se ajo tekstualisht në vetëm një seancë gjyqësore.

Investitori i akuzuar, siç është theksuar në gjykimin përfundimtar të shpallur me kërkesë të BIRN, në qershor të këtij viti ka pranuar se është fajtor. Kjo do të thotë se për këtë lëndë nuk janë paraqitur dëshmi, por se gjykata ka pranuar fajin e tij dhe gjykimi prej 4 faqe e gjysmë e ka dënuar me dënim me burg me kusht prej dy vite, të cilat do të jenë aktive nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bën vepër tjetër penale.

Në dispozitiv theksohet se Aliti në qershor dhe në korrik, pa miratim për ndërtim, ka ndërtuar objekt me sipërfaqe prej 300 metra katrorë.

Avokati i tij ka mbrojtur klientin e tij para gjykatës mes tjerash se, “ka ndërtuar në objektin e tij”. Ndërsa, Aliti ka thënë se “pendohet për këtë që e ka bërë, nuk ka qenë i vetëdijshme për pasojat e sjelljes së tij, se ka vlerësuar se me atë që ka ndërtuar është vetëm rinovim i objektit të tij, ka vlerësuar se me atë nuk kryen vepër penale…” Ka premtuar se në të ardhmen nuk do ta përsëris veprën.

Ndërkaq, gjykata ka vlerësuar se dënimi me kusht është i mjaftueshëm dhe se me atë do të arrihen qëllimet e dënimit.

Për veprën “ndërtim pa leje” në paragrafin 1, për të cilin ishte akuzuar Aliti, në Kodin Penal është paraparë dënim me burg prej tre deri në tetë vite. Por, në rastin konkret, gjykata në gjykim ka vërtetuar se mund t’i zbutet dënimi “nëse merren parasysh rrethanat se i akuzuar paraprakisht nuk është i dënuar”.

15 ditë pas shqiptimi të vendimit, ai ka hyrë në fuqi. Aliti nuk është ankuar për dënimit në Gjykatën e Apelit. Me vendimi ka qenë i kënaqur dukshëm edhe prokurori Danile Kocev, i cili gjithashtu nuk është ankuar. Në këtë rast, nuk ishin të akuzuar persona zyrtar dhe e gjithë barra për ndjekje penale ka rënë ndaj Alitit.

Shteti, duke gjykuar nga vendimi, nuk mund t’ia marrë objektin, i cili me vendimi de facto është ndërtim pa leje. Edhe pse Kodi Penal thotë se kur të konstatohet ndërtim i paligjshëm, patundshmëritë e ndërtuara merren, në këtë rast, pasi që mekanizmi ka rrënuar objektin para se rasti të marrë epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button