Kreu i Bursës, shkupjani Rexhep Alltepe qytetar nderi i Çairit

Kryetari i qytetit turk Bursa, me prejardhje nga Shkupi, Rexhep Alltepe, është shpallur sot qytetar nderi i Komunës Çair.

Alltepe për shkaqe personale nuk ishte i pranishëm sot në ceremoninë  e organizuar në hapsirat e kësaj komune, ndërsa mirënjohjen e pranoi nëna e tij dhe Nexhmedin Shenaxhak, sekretar i përgjithshëm i Bursës.

Shenaxhak tha se gjithmonë kanë përkrahur dhe do të përkrahin vëllezërit në Maqedoni.

‘Turqia gjithmonëështë e gatshme të bashkëpunojë me shtetet e Ballkanit dhe posacërisht me Shkupin. Këtu në Çair në të kaluarën kemi realizuar disa projekte sic ishte Xhamia e Hatunxhikut, Arasta Xhamia, Teqja, shkolla Tefejjuz, synetimi i fëmijëve, shpërndarja e ashurës, përkrahja e klubeve sportive, sepse ne jemi popuj të vëllazëruar’ tha Shenaxhak.

Kryetari i Këshillit të Komunës Çair, Azam Dauti, tha se Rexhep Alltepe është krenari a e Shkupit.

‘Disa herë, disa personalitete i kemi shpallur qytetar nderi në Çair, por kjo mirënjohje është e para e këtij lloji, sepse deri tania asnjëherë nuk kemi pasur rastin të shpallim qytetar nderi një shkupjan i cili ka qenë i suksesshëm në vendet ku jetojnëdhe veprojnë, Rexhep Alltepe është edhe krenaria edhe dhimbja e Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button