Sulmuesi i Shkendijës Dashmir Elezi ndër gjashtëdhjetë futbollistët më të talentuar në botë

Sulmuesi i Shkendijes dhe anëtari i ekipeve të të rinjve të Maqedonisë, Dashmir Elezi ishte ndër gjashtëdhjetë futbollistët më të talentuar në përzgjedhjen e bërë nga e përditshmja britanike The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Shtatëmbëdhjetëvjeçari Elezi përshkruhet si një lojtar që menaxhon më së miri në pozicionet anësore në sulm, luan mirë me këmbën e majtë dhe të djathtë.

Sipas Guardian, ai është  futbollist i shpejtë, i shkathët, inteligjent dhe është kënaqësi ta ndjekësh lojën e tij. Theksohet se në skuadrën e senjorëve debutoi në moshën 16 vjeç dhe se menjëherë në shfaqjen e parë arriti të hyjë në listën e golashënuesve.

Elezi gjithashtu është i ftuar standart në përfaqësueset e reja të Maqedonisë së Veriut ku disa herë ka gjetur edhe rrjetën.

Theksohet se deri më tani Elezi ka luajtur 30 ndeshje për Shkendijën dhe ka shënuar shtatë gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button