Skandal: Shtypen 2.000 letërnjoftime për njerëz nga Pusteci si banorë të Komunës Qendër

Siç merr vesh portali A1On, nga një funksionar i lartë në MPB, janë duke u shtypur letërnjoftime për banorë nga Pusteci (Liqenasi), të cilët do të merrnin shtetësi në Komunën Qendër të Shkupit.

Bëhet fjalë për 2.000 letërnjoftime për qytetarë të cilët në këtë mënyrë do ta fitojnë të drejtën për të votuar në këtë komunë të Shkupit.

Kjo nuk është përpjekja e parë për falsifikim dhe manipulim me zgjedhjet. Në këtë mënyrë letërnjoftime janë ndarë edhe në Resnje dhe në Ohër, por askush nga organet kompetente nuk ndërmerr asgjë, edhe pse në opinion pati edhe dëshmi nga njerëz, se brenda natës, persona nga Pusteci bëhen banorë të këtyre komunave, e të cilët gjoja banojnë në banes për të cilat nuk paguajnë qira. 

Poashtu, sot Portalb-i shkruan edhe për mënyrat e tjera se si partitë bëjnë manipulime dhe vjedhje të votave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button