Tetovë, pesë murale të reja nga “LOJA” dhe konferenca e parë rajonale mbi aktivizmin qytetar (Video)

Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA” pas dhjetë viteve të organizimit të trajnimeve për të rinjtë mbi aktivizmin qytetar, për herë të parë organizon “Konferencën e Parë Rajonale mbi Aktivizmin Qytetar”, konferenca korrespondon me Festivalin e Muralit i cili shërben si një udhëtim praktik i trajnimit rajonal mbi aktivizmin qytetar, nga ku pesë murale të reja po realizohen në Tetovë, shkruan Portalb.mk.

Konferenca synon të prezantojë praktikat funksionale, të mbledhë idetë dhe sfidat e përfshirjes dhe iniciativave të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor, dhe gjithashtu të eksplorojë mënyrat e përkthimit të tyre në procesin e hartimit të politikave dhe debatit më të gjerë Rajonal dhe Evropian.

Drejtori i “LOJA”, Bujar Luma tha se në këtë fazë konferenca synon të eksplorojë mundësinë e krijimit të një rrjeti rajonal apo pltformë të aktivizmit qytetar.

Bujar Luma, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Bujar Luma, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Konferenca më shumë është një diskutim teorik dhe ndarje eksperiencash të organizatave nga Maqedonia dhe rajoni se si përmes aktivizmit qytetar dhe duke e përdorur artin si mjet këto iniciativa kanë arritur ta transformojnë hapësirën publike. Kur themi transformim nuk është gjithmonë fizik, murali është një nga transformimet që ju shihni, por transofrimimi më i madh është i hapësirave publike, i koncepteve dhe i këtij interaksioni që krijohet. Përmes konferencës ne do të shohim mundësitë nëse mund të krijohet një platformë e mirëfilltë për këto grupe aktivistësh qytetarë nga komplet rajoni.” tha Bujar Luma.

Në Tetovë nga “LOJA” janë duke u realizuar pesë muarale nga aktivistët, një është te shkolla mjeksore, një te gjimnazi, dy në qendër dhe një mbrapa qendrës “LOJA”.

This slideshow requires JavaScript.

Bujar Luma tha se  zakonisht nuk është u përcaktojnë tematika, pasi trajnimet me aktivizmin qytetar janë të dizajnuar në mënyrë të tillë që u japin imput me metoda, ndërkohë që definimin artistik e bëjnë vetë autorët ku kanë liri të shprehjes.

“Gjithmonë në kuadër të asaj që e parasheh aktivizmi qytetar,  që shprehja artistike i adreson problemet e qytetit. Siç e shihni në qendër është tema e ekologjisë, te gjimnazi është problemi që kryesisht e hasim digjitalizimi në edukim dhe te shkolla e mjekësisë është i vendosur një protret i një infermiereje e cila midis tjerave është një respekt për figurën e motrës medicinale.” tha Bujar Luma.

Përmes  këtyre  muraleve synohet që të duket se si mund të transformohet hapësira publike që të adresohen këto tema. Nga “Loja” thanë se në radhë të parë duan ta shohin gatishmërinë e krijimit të një platforme të aktivistëve qytetar nga të komplet rajoni i Ballkanit.

Në këtë konferencë morën pjesë aktivist të mirënjohur nga rajoni si Gjorgje Jovanoviq, Besfrot Idrizi, Artan Sadiku, Filip Jovanovski, Orbis Rexha, Lebibe Topalli, Bojken Lako, Klajd Kruja, Visar Arifi dhe Oliver Musoviq.

Ndryshe, ky projekt zhvillohet në kuadër të Shërbimit të Paqes Civile, projekt që “LOJA” e zbaton së bashku me Kurve Wustow dhe mbështetet nga BMZ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button