Nuk është e vërtetë që çdo 100 vjet ka nga një pandemi si një plan për depopullimin e botës

Murtaja e madhe në Francë nuk është një pandemi, shembujt e tjerë të pandemive të numëruara në postim nuk kanë ndodhur pikërisht në vitet e shënuara, por pak a shumë, me 3 vjet dallim. Në periudhën nga viti 1720 dhe deri më sot ka pasur edhe pandemi të tjera që nuk janë përmendur në këtë postim në Facebook. Në mënyrë selektive në postim janë numëruar vetëm disa të dhëna që kanë për qëllim të prezantojnë një teori të supozuar konspirative për depopullimin e botës, shkruan Vërtetmatës. 

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se sëmundjet, gjegjësisht epidemitë e sëmundjeve infektive që ndodhin në botë çdo 100 vjet, nuk janë një rastësi, por paraqesin një plan për zvogëlimin e numrit të popullsisë në botë, pra një depopullim i qëllimshëm i planetit Tokë. Në postim thuhet se në vitin 1720 ka pasur epidemi të murtajës, në vitin 1820 kolerë, në 1920 grip spanjoll, ndërsa në vitin 2020 koronë.

Të dashurit e mi, ende mendoni se është një rastësi? Gaboheni, ky është një “pastrim” i planifikuar i popullsisë në botë në çdo 100 vjet, i organizuar nga djemtë e Luciferit – Fisit të zi, thuhet në postimin të cilin po e recenzojmë.

Është interesante që në intervalin nga viti 1720 deri në vitin 2020, në disa periudha të ndryshme kohore, por jo çdo 100 vjet, shfaqen sëmundje të ndryshme që marrin shumë jetë. Fakti që postimi veçon vetëm ato që kanë ndodhur çdo 100 vjet, edhe pse nuk është e vërtetë që ato kanë ndodhur saktësisht çdo 100 vjet, është një përzgjedhje e vetëm disa prej tyre për të arsyetuar konspiracionin e pretenduar botëror. Murtaja e Marsejit në Francë ka marrë gjithsej 100 mijë jetë, në një periudhë kohore prej 2 vjetësh, pra deri në vitin 1722. Vërtetuesit e huaj të fakteve  theksojnë se murtaja nuk është pandemi sepse numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Francë.

Sa i përket kolerës, që përmendet në postim e ku thuhet se ka shpërthyer në vitin 1820, ka ndodhur shumë më herët. Të dhënat zyrtare tregojnë se pandemia e parë e kolerës është paraqitur në Indi në vitin 1817, dhe ka buruar nga orizi i kontaminuar. Nuk ka të dhëna se në cilin vit kolera për herë të parë ka kaluar tek njerëzit. Megjithatë, në tekste nga India që datojnë nga shekulli i pestë para erës sonë, dhe në tekste nga Greqia, shihet se që para erës sonë ka pasur raste të izoluara të një sëmundjeje që ngjason me kolerën. Një historian portugez e ka përshkruar pandeminë e pranverës së vitit 1543 në Indi, Banglladesh dhe Azi. Banorët lokalë sëmundjen e kanë quajtur “moriksi” dhe sipas raporteve, 8 orë pas shfaqjes së simptomave pacienti ka ndërruar jetë. Sipas shkrimeve shkalla e vdekshmërisë ka qenë aq e lartë sa që banorët lokalë e kanë pasur shumë të vështirë se si t’i varrosin të vdekurit. Shekujt në vazhdim, në Indi dhe Portugali, Francë dhe Angli, ka pasur raste të tjera me kolerë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në gjashtë pandemi të njëpasnjëshme kanë vdekur me miliona njerëz në të gjithë kontinentet. Pandemia e shtatë e kolerës ka filluar në Azi në vitin 1961, ka arritur deri në Afrikë në vitin 1971 (pra i janë dashur 10 vite), ndërsa në Amerikë në vitin 1991. Sipas OBSH-së, sot kolera është epidemi në shumë vende të botës. Nëse nuk trajtohet brenda disa orëve, kolera mund të jetë fatale.  Në botë çdo vit ka nga 1.3 deri më 4 milionë raste të kolerës dhe nga 21 mijë deri   më 143 mijë raste të vdekjes nga kjo sëmundje. Për ta ndaluar përhapjen e saj qenësore është të ketë ujë të pastër dhe sanitacion, sepse përhapet nëpërmjet ujit.

Përkundër pretendimit në postim se gripi spanjoll ka ndodhur në vitin 1920, ai  ka shpërthyer në vitin 1918. Rasti më i hershëm është dokumentuar në mars të vitit 1918 në Kanzas në SHBA, ndërsa pastaj ka pasur raste në Francë, Gjermani dhe Angli. Për dy vite, një e treta e popullsisë botërore ose rreth 500 milionë njerëz janë infektuar gjatë katër valëve të njëpasnjëshme.

Pse ndodhin pandemitë?

Sipas aleancës globale të vaksinimit GAVI, pavarësisht teknikave të përparuara në mjekësi dhe shkencë, sot, potenciali i përhapjes së sëmundjes, në fakt është më i lartë, dhe kështu edhe rreziku i përshkallëzimit të sëmundjes nga epidemia në pandemi. Globalizimi masiv dhe lidhshmëria nënkuptojnë që sëmundjet mund të udhëtojnë nga njëri skaj i botës në tjetrin. Sipas GAVI, ekziston një rrezik më i lartë nga pandemitë sepse njerëzit udhëtojnë më shumë se në të kaluarën, si dhe për shkak të globalizimit, ndryshimit të klimës, kontaktit njeri-kafshë që është më i thskuar se në të kaluarën, edhe sepse ka një numër të reduktuar të punonjësve shëndetësorë. Më shumë për këtë temë mund të lexoni këtu. 

Për shkak të fakteve të mësipërme, domethënë sepse murtaja në Francë nuk është një pandemi, shembujt e tjerë të pandemive të numëruara në postim nuk kanë ndodhur pikërisht në vitet e shënuara, por pak a shumë, me 3 vjet dallim, por edhe pse në periudhën nga viti 1720 dhe deri më sot ka pasur edhe pandemi të tjera që nuk janë përmendur në këtë postim vlerësojmë se teksti është nxjerrë jashtë konteksti me qëllim që të prezantohet një teori e supozuar konspirative për depopullimin e botës.

 (Këtu mund të lexoni për pandemitë e tjera në histori që nuk janë të përmendura në postim)

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button