Suedia ka miratuar strategjinë e re shtatëvjeçare për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Qeveria e Suedisë dje ka vendosur mbi strategjinë e re shtatëvjeçare për bashkëpunimin mbi reformat të Suedisë me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ky bashkëpunim i vazhduar me shtetet e rajonit do të përforcojë kushtet për  zhvillim demokratik dhe gjithëpërfshirës. Në kuadër të bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor janë përfshirë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, përcjellë Portalb.mk.

Me strategjinë e re Suedia do të intensifikojë përpjekjet për të punuar në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë, sundimit të së drejtës, barazisë gjinore, zhvillimit përfshirës ekonomik si dhe mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike. Mbështetja e Suedisë gjithashtu do të fokusohet në ndërtimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse, si dhe në zhvillimin e marrëdhënieve të gjera dhe afatgjate mes Suedisë dhe vendeve të rajonit.

“Procesi i zhvillimit në kuadër të shteteve fqinje të BE-së është shumë i rëndësishëm për Suedinë dhe për BE-në. Në interes të Suedisë është të vazhdohet bashkëpunimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor për të dhënë kontribut për zhvillim demokratik me të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe sundimin e së drejtës si fokus kryesor”, theksoi Per Olsson Fridh, Ministri i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim.

 Suedia është një prej donatorëve më të mëdhenj bilateral në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mbështetja e Suedisë plotëson punën e BE-së në fushat të cilat janë prioritare për Suedinë. Në përputhje me strategjinë, Suedia gjithashtu do të vazhdojë të jep kontributin për mbështetje të BE-së për punën e shteteve me agjendën e reformave dhe për aderimin e tyre në BE. Mbështetja për shoqërinë qytetare është thelbësore për zhvillim demokratik dhe është gjithashtu e rëndësishme për mbështetjen e Suedisë për të gjitha vendet në kuadër të strategjisë.

Strategjia për bashkëpunim për reforma është vendosur nga Qeveria e Suedisë megjithatë do të zbatohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim të Bashkëpunimit (SIDA), Instituti Suedez, Akademia Folke Bernadotte dhe Konsullata e Përgjithshme e Suedisë në Stamboll. 

Mjetet financiare për strategjinë e re për periudhën 2021-2027 janë gjithsej 5.6 miliardë SEK, të ndarë në 5 miliardë SEK për Ballkanin Perëndimor dhe 0.6 MSEK për Turqinë.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Suedia do të fillojë proces përfshirës për të vërë në funksion strategjinë e re. Ambasada e Suedisë do të ftojë aktorët kryesor për të marrë pjesë në këtë proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button