Hulumtohet fundi i Liqenit të Ohrit apo kërkohet naftë?

Një platformë e madhe për shpuarje, me të gjitha elementet e nevojshme, u montua ditëve të kaluara në ujërat e Liqenit e Ohrit, në afërsi të lagjes Eleshec. Sipas të gjitha gjasave, platforma do të lidhet me disa anije, për shkak se nuk motor të vetin, dhe do të transferohet në mes të liqenit.

Siç njofton portali A1On, ekipet që punuan në montazhin e platformës thonë se me të do të bëhet hulumtim i fundit të liqenit deri në 2000 metra thellësi nën liqen. Me këtë aktivitet do të analizohet vjetërsia e Liqenit të Ohrit.

Para disa vitesh në Entin Hidrobiologjik të Ohrit qëndroi një ekip profesionistësh nga Gjermania të cilët paralajmëruan hulumtim të vjetërsisë së liqenit. Sipas hulumtimeve të deritanishme supozohet se liqeni është i vjetër ndërmjet 3,5 dhe 4 milionë vjetë, por ekspertët gjermanë konsiderojnë se ai është shumë më i vjetër.

Pas paraqitjes së platformës në Liqenin e Ohrit, nëpër qytet filluan të përhapen thashetheme se dikush kërkon naftë në liqen. Për atë se në të ka edhe naftë flitej edhe para disa dekadash, por më tepër në formë të shakasë. Tani për tani nuk ka informata zyrtare nga institucionet kompetente për atë që ndodh në liqen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button