Nuk është themeluar njësi zjarrfikëse në Komunën e Tearcës

Premtim:Themelimi i njësive të zjarrfikësve në nivel komunal

[Burim: Programi parazgjedhor i kryetarit të komunës së Tearcës për zgjedhjet lokale 2017, Isen Asani , data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Premtimi i Kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani për formimin e njësive të zjarrfikësve në nivel komunal, dhënë në programin e tij “Për komunën që duam” (f. 3), me të cilin fitoi mandatin e tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017 , nuk është përmbushur.

Në faqen e tretë të programit parazgjedhor të Isenit, në rubrikën “Infrastruktura moderne dhe mjedisi i pastër”, si pikë e katërt jepet premtimi për formimin e një njësie zjarrfikëse në nivel komunal, por kontrolli ynë tregon të kundërtën. Vërtetmatësi vizitoi disa fshatra të kësaj komune, dhe gjatë bisedës me qytetarët, ne morëm informacion se ata nuk kanë njohuri për krijimin e një njësie të tillë në nivel komunal.

Nga ana tjetër, fshati Përshefcë, me ndihmën e diasporës, ka një automjet zjarrfikës, por nuk ka njësi të trajnuara zjarrfikëse. Gjithashtu, sipas bisedave me përfaqësuesit e bashkësisë lokale në këtë fshat, ky automjet zjarrfikës është donacion dhe nuk lidhet me asnjë njësi zjarrfikëse që kishte premtuar komuna.

Në të njëjtën kohë, ne morëm informacion edhe nga të punësuar në Komunën e Tearcës që një projekt i tillë nuk është zbatuar gjatë këtij mandati.
Edhe gjatë një kontrolli të detajuar në faqen e internetit të Komunës së Tearcës, si dhe në profilin zyrtar në Facebook të Asani, nuk mund të gjendet asnjë informacion për ndonjë nismë për njësi zjarrfikëse

Gjegjësisht, brenda ueb faqes, në rubrikën “Projektet e realizuara”, e cila liston të gjitha projektet e zbatuara të Komunës për secilin fshat në veçanti, nuk ka informacion për krijimin e një njësie të zjarrfikësve në Komunën e Tearcës.

Nuk ka informacion të tillë në të gjithë motorët e kërkimit të lajmeve, ose në portalet lokale që zakonisht shkruajnë për Komunën e Tearcës dhe ngjarjet atje.

Duke pasur parasysh të gjitha këto argumente dhe inspektimin në terren, mund të konkludohet se premtimi për krijimin e një njësie zjarrfikëse në kuadër të komunës komunës është i parealizuar.

Vlerësoi: Drilon Saliu

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button